Lajme

Pamjet, të gjitha ofendimet mes Çanit dhe gazetarit të njohur shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 26 April 2018
Shoqëruar me këtë lajm do të gjeni videon e debatit mes dy gazetarëve të cilët kanë humbur pak kontrollin në studio.Debati ka degraduar në fyerje personale në studion e “360 gradë” mbrëmjen e sotme pasi ka pasur një përplasje aspak të këndshme mes gazetarit Arian Çani dhe spikerit të lajmeve të Top Channel, Denis Dyrnjaja.

Çani u shpreh se integrimi i Shqipërisë në BE do të ketë kosto të larta për qytetarët dhe se ky fakt nuk duhet anashkaluar nga të ftuarit.

Por këtë Dyrnjaja se ka gjetur të arsyeshme dhe ndaj ka replikuar menjëherë: “Ti flet kot, ti nuk kupton nga politika e jashtme. Kur unë jepja lajme, ti sapo kishe ardhur nga Gjirokastra dhe haje patate të skuqura dhe pica”, i tha Dyrnjaja gazetarit Çani.

-Advertisement-

Ky i fundit iu përgjigj menjëherë duke i thënë: “Ti je feminor dhe debil. Je edhe idiot. Vazhdo kështu nëse do se kam të tjera për të të thënë ty po deshe o hajvan”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera