Lajme

Sinjal pozitiv nga 5 vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 21 April 2018

28 shtetet anëtarë të Bashkimit Europian janë pajtuar në një draft deklaratë para samitit BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet me 17 maj në Sofje të Bullgarisë, duke tejkaluar kështu dallimet e brendshme, dallime që kanë të bëjnë kryesisht me Republikën e Kosovës.

Për draftin, të cilin e ka parë Radio Europa e Lirë, është gjetur pajtim veç të enjten e kaluar në mes të ambasadorëve të BE-së dhe tani do t’u dërgohet gjashtë vendeve ballkanike që do të marrin pjesë në samit; Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Prezenca e Kosovës në samit e ka komplikuar punën e draftit sa u përket pesë anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën – Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës.

-Advertisement-

Sipas diplomatëve që kanë biseduar me Radio Europa e Lirë, disa nga pesë vendet ishin jo të lumtura që dokumenti është quajtur “deklaratë” dhe do të preferonin më shumë që të quhej “konkluzion i presidencës bullgare”, ose të prodhohej një deklarim vetëm në emër të institucioneve të BE-së dhe jo edhe nga gjashtë vendet ballkanike.

Gjashtë vendet ballkanike nuk përmenden në deklaratë me emra, por shkrimi u referohet vetëm si “partnerë”, në vend të “shtete”, apo “vende”. Krejt kjo për t’u ikur komplikimeve që paraqet statusi i Kosovës për pesë mosnjohësit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera