Lajme

Maloku: Gogoli rus, pretekst për hapjen negociatave të Shqipërisë me BE-ne

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 18 April 2018

Sociologu, Fadil Maloku duke komentuar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ka thënë se  janë pasojë e frikës së evropianëve për ndikimin e Rusisë në Ballkan.

Ai ka shtuar gjithashtu se Kosova në këtë proces nuk do të kalojë as pas disa dekadash.

Më poshtë mund të gjeni të plotë reagimin e Malokut.

-Advertisement-

  1. Negociatat e nisura për anëtarësim të Shqipërisë në BE-ane, nuk rezultojnë shkaku i progresit në sundim të ligjit, luftimit të krimit, krimit të organizuar kulmor, gjyqësorit të korruptuar tejmase…por, shkaku i paranojës frikësuese evropiane për rritjen e sferës së ndikimit të gogolit rus në Ballkan.
  2. Në Kosovë, procesi i fillimit të negociatave do stërzgjatet nuk do të ndodhë…edhe për dekada, për shkak se ne jemi dëshmuar në publikun lokal dhe atë ndërkombëtar, shumë “më katolik se Papa”, (lexo; properëndimor) në raport me perëndimin, dhe shumë më antirus në raport me lindjen.
  3. Andaj, për ta shpejtuar procesin e integrimit të Kosovës në BE-ne, na nevojitën; platforma cilësore zhvillimore afatgjate, dëshmi konkrete e jo broçkulla politike, dhe një gogol… i ri sociopolitik, apo sociokulturor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera