Lajme

Zjarr në hotel, 4 të vdekur dhe 19 të zhdukur

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 18 March 2018

Të paktën katër persona mbetën të vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një hotel në Manila, Filipine.
Mbi 300 persona të akomonuar në Hotel Pavilion dhe Kazino janë evakuuar, disa me ndihmën e një helikopteri. Sipas kreut të mbrojtjes civile në Filipine, Johnny Yu, të zhdukurit janë 19.

Nga këta, dy, të cilët punojnë në kamerat e sigurisë të hotelit, ishin bllokuar dhe epiket e shpëtimit po përpiqen t’i nxjerrin jashtë. Viktimat ishin të gjithë anëtarët e stafit të objektit, duke përfshirë dy roje. Gjashtë vetë u transportuan në spital për asfiksi nga tymi.

Ekipet e shpëtimit dhe oficerët e zbatimit të ligjit kanë izoluar zonën e hotelit, që ndodhet në zemër të rrethit turistik të Manilës. Dhjetëra automjete të zjarrëfikëses ndërhyn në vendngjarje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera