Lajme

Skenë apokaliptike, shpërthen vullkani në Japoni, paralajmërohen banorët

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 11 March 2018

Një vullkan japonez, i bërë i famshëm nga një film i James Bond, të Sean Connery mund të vazhdoj të hidhte hirin dhe lavën dy milje në ajër për muajt që do të vinin.

Shinmoedake, në ishullin jugor të Kyushu, filloi të shpërthente të enjten e kaluar por autoritetet thanë se e shtuna ishte dita më e fortë.

Autoritetet japoneze paralajmëruan popullin për rrezikun e rënies së gurëve me shpejtësi prej 4km në orë si pasojë e shpërthimit të vullkanit, raporton BBC.

-Advertisement-

Mali Shinmoedake ka ditë që hedh hi, por shpërthimi u bë aktiv orët e para të së shtunës.

“Aktiviteti vullkanin atje mund të vahzdojë për muaj me radhë”, shpjegojnë ekspertët.

Në  1967-n filmi ” James Bond” (seria “Jetohet dy herë”), mali Shinmoedake u përdor si vend për strofullën sekrete të një organizate kriminale.

Të shtunën Agjensia Meteorologjike e vendit lëshoi alarmin duke thënë se “gurë fluturues” mund të arrijnë tani shpejtësinë 4 km/h rreth vullkanit.

Agjensia Meteorologjike Japoneze bën të ditur se “Shpërthime të mëdha ndodhën rreth orës 01:54 pas mesnate me orën lokale dhe në 04:27 të mëngjesit me orën lokale. Tymi u rrit deri në  4,500m në ajër.

Dridhjet shkaktuan lëkundje të ndërtesave dhe llava e shkrirë po zbret poshtë nga njëra anë e vullkanit.

Televizioni japonez tha se hiri ishte hedhur në ajër 3,650 metra, duke anuluar 65 fluturime nga një aeroport aty pranë dhe duke bërë që kulmi i plotë 1,421 metra i lartë të mbyllet.

Një shpërthim në  2011 detyroi qindra njerëz të linin shtëpitë e tyre. Por në shtator të 2014, 63 njerëz u vranë në malin Ontake, dhe ky është numri më i lartë i vdekjeve nga vullkanët në Japoni për gati 90 vjet.

Japonia ka gjithsej 110 vullkanë aktivë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera