“Javën e ardhshme Lista Serbe e voton Demarkacionin, pa asnjë kusht”
Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 09 March 2018
Seanca për Demarkacionin do të mbahet javën tjetër. Votën pro kësaj marrëveshjeje do ta jep përfundimisht Lista Serbe. Madje këtë do ta bëjë pa asnjë kusht.
Kështu bën të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli i cili thotë se megjithatë ende nuk dihet se në cilën ditë do të mblidhet Kuvendi për këtë çështje. Pacolli ka dhënë detaje edhe rreth takimit të djeshëm të partive me të Ambasadorit Delawie me partitë dhe Presidentin.
Ishte paraparë të mbahej këtë javë seanca për shënimin e kufirit me Malin e Zi, e cila po zvarritet tash e sa vite. Por edhe këtë javë, liderët dështuan t’i sigurojnë votat për ta proceduar tutje marrëveshjen.
Megjithatë, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili paralajmëroi se Lista Serbe do ta jap votën e tyre në fillim të muajit mars, tash shprehet i sigurt se kjo është shtyrë për javën tjetër.
“Do të votojnë javën e ardhshme, pra është shtyrë për javën tjetër. Lista Serbe do ta votojë marrëveshjen”, ka thënë për Express, Pacolli.
Kreu i Aleancës Kosova e Re, i ka hedhur poshtë pretendimet se partia serbe ka kërkuar nga liderët kosovarë që të kenë hise në Trepçë, si kusht për ta dhënë votën e tyre pro Demarkacionit me Malin e Zi.
Pacolli sqaron se nuk është kështu. Sipas tij, për Trepçën ekziston një ligj i cili thotë se duhet të respektohet.
“Edhe me ligj është e parapamë që minoritarët duhet me pas një njeri në bord”, shprehet ai.
Të enjten në mesditë, kishte filluar një takim në mes të ambasadorit amerikan, Greg Delawie dhe liderëve të partive politike dhe presidentit.
Pacolli i cili ishte pjesë e këtij takimi tregoi se cili ishte qëllimi i bisedimeve të djeshme. Ai tha se është diskutuar për situatën e fundit, veçanërisht për Demarkacionin.
“Është biseduar vetëm për situatën si është, edhe për njërën prej ditëve të javës së ardhshme do të jetë edhe dita kur mbahet seanca për demarkacionin”, ka thënë ai.
Ndërkohë Kadri Veseli, në cilësinë e Kryeparlamentarit, pas mbledhjes së Kryesisë të mbajtur sot, tha se i mungojnë edhe disa vota, derisa kërkoi reflektim të një pjese të deputetëve të Vetëvendosjes që ta votojnë marrëveshjen.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...