Mogherini: Kosova dhe Serbia deri në vitin 2019 do të arrijnë marrëveshje normalizimi
Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 06 February 2018
Bashkimi Evropian u ka ofruar perspektivë të qartë integruese vendeve të Ballkanit Perëndimor, por BE-ja nuk do të importojë mosmarrëveshje brenda saj, kështu që vendet që mëtojnë integrimin, duhet t’i zgjidhin paraprakisht mosmarrëveshjet, është thënë gjatë prezantimit të Strategjisë së re të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, duke komentuar Strategjinë, ka folur për gjasat e Serbisë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, diku në vitin 2025, por për të arritur këtë ky shtet duhet të arrijë marrëveshje të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
“Muajt e fundit shoh vendosmërinë e Beogradit dhe Prishtinës për të diskutuar normalizimin gjithëpërfshirës, i cili shpresoj se do të reflektohet në një marrëveshje ligjërisht të obligative. Besoj se marrëveshja mund të arrihet para përfundimit të mandatit, pra deri në fund të vitit 2019. Ky është një afat për të cilin ka biseduar me dy presidentët (Thaçin dhe Vuçiqin), të cilët kanë treguar guxim për të ndërmarrë hapat e vështirë. Njëkohësisht është një afat në të cilin unë mund të garantoj se kjo punë do të bëhet nën drejtimin tim “, ka thënë Federica Mogherini për RTS, përcjell Telegrafi.
E pyetur se çfarë do të jetë përmbajtja e marrëveshjes për normalizim dhe çfarë duhet të arrihej me të, Mogherini ka thënë se nuk do të dëshironte të flasë për këtë.
“Rregullat thonë që të mos flasim për përmbajtjen e negociatave përderisa ato vazhdojnë. Një arsye tjetër është që përmbajtja dhe rendi i ditës përcaktohen nga dy vende, jo nga BE-ja. Nuk do të doja që tash të spekulojë për këtë se çfarë do të jetë përmbajtja. Kjo do të ndodhë kur të vihjë koha , me shumë zotërim dhe partneritet të dy palëve. Roli i Brukselit nuk është të diktojë, por të mbështesë dhe të ndihmojë “, tha ajo.
Publikimi i Strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor, pritet të pasohet edhe me takimin e radhës ndërmjet liderëve të vendeve të Ballkanit dhe atyre të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet muajt në vijim.
Të tjera
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...