MI prezanton raportin e komisionit për rrëshqitjet e dheut
Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 05 February 2018
Ministria e Infrastrukturës, përmes një konference për media ka paraqitur sot raportin e komisionit të emëruar nga Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, pas rrëshqitjeve të dheut gjatë zhvillimit të punimeve për zgjerimin e rrugës Nacionale N2, segmenti në hyrje të Prishtinës në lagjen Veternik, Lot 1 dhe Lot 2.
Prezantimin e këtij raporti në këtë konferencë e paraqiti zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu.
Me këtë rast zëvendësministri Kadriu tha:” Ne sapo përfunduam takimin nga raportimi i komisionit, i cili është formuar me vendim të ministrit Pal Lekaj, në momentin kur janë paraqitur rrëshqitjet e dheut dhe të murit mbrojtës në zgjerimin e rrugës N2, në lagjen Veternik në hyrje të Prishtinës. Ky komisioni ka punuar rreth 3 javë në përpilimin e këtij raporti, përfaqësues të këtij komisioni kanë qenë tre profesorë të fakultetit të Ndërtimtarisë dhe dy përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës. Hartimi i një raporti të tillë bëhet për herë të parë në kuadër të Qeverisë së Kosovës, për të ditur rregullativat se si është dashur të kryhet kjo rrugë. Sipas raportit që ne e morëm nga komisioni, ka të bëjë me hallkat të cilat nuk kanë funksionuar në këtë drejtim, duke u nisur nga projektimi, mbikëqyrja, punëkryesi dhe koha e keqe nga të reshurat atmosferike që kanë mbizotëruar ato ditë në Republikën e Kosovës, në fund të nëntorit dhe fillim i dhjetorit. Ky do të jetë një raport preliminar dhe do t’ia dërgojmë kompanisë projektuese, kompanisë që i ka zhvilluar punimet në këtë rrugë dhe pastaj do t’i marrim edhe sugjerimet e tyre, se përse ka ardhur deri tek kjo rrëshqitje e dheut. Jemi të vendosur që të gjitha rrugët që do të ndërtohen në Republikën e Kosovës në vitin 2018, do të jenë rrugë të standardeve Evropiane. Nuk do të lejohet asnjë projekt që për interesa të ndonjë partie politike, apo çështje elektorale të fillojnë punimet, ne do të punojmë sipas standardeve të ndërtimit të rrugëve dhe ashtu siç e meritojnë qytetarët e republikës së Kosovës”.
Ndërsa profesor Naser Kabashi, kryetar i komisionit që e ka bërë vlerësimin se cilat ishin shkaqet e rrëshqitjes së dheut në këtë pjesë të kësaj rruge, vlerësoi: „ Detyrën që e ka marrë komisioni, i cili përbëhet nga ekspertë të fushave të ndryshme të fushës së konstruksioneve, gjeomekanikës, hidrologjisë, inxhinierisë së ekzekutimit, ka pasur para vetës një detyrë komplekse, që të nxjerrim në pah të gjitha ato që kanë ndodhur. Këtu kemi të bëjmë me një projektim, i cili i përfshin disa hallka të lidhura në mes veti dhe nëse ndonjëra nga këto dështon, gjithsesi se do të ketë dështime të projektit. Në parim kemi shumë hallka, ndoshta mosrespektimi i kushteve gjeomekanike të vet projektit, pastaj me projektin, i cili ka qenë i bazuar në gjomekanikë, por ka pasur disa ngecje apo shkarje, e më pastaj ajo që e ka ndihmuar këtë, ishin edhe të reshurat, gjithsesi duke përfshirë edhe komponentë të tjera që në detaje janë të përfshira në këtë raport.”/INFOKUSI
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...