Lajme

Japoni, rrëzohet helikopteri me dy anëtarë të ekuipazhit

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 05 February 2018

Helikopteri është rrëzuar mbi çatinë e një shtëpie afër kopshtit të fëmijëve në qytetin Kanzaki, ndërsa nuk saktësohet nëse ka të vdekur ose të lënduar

Një helikopter me dy anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në një zonë banimi në jugperëndim të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo lajmëron se helikopteri është rrëzuar mbi çatinë e një shtëpie afër kopshtit të fëmijëve në qytetin Kanzaki, ndërsa nuk saktësohet nëse ka të pësuar.

-Advertisement-

Ekipet që dolën në vendin e ngjarjes deklaruan se pas rrëzimit të helikopterit shtëpinë e përfshiu zjarri, ndërsa në të nuk kishte njerëz.

Ministri i Mbrojtjes, Itsunori Onodera, deklaroi se janë duke hetuar nëse në ngjarje ka të vdekur ose të lënduar. Onodera tha se ekuipazhi ka pasur probleme të caktuara me rastin e fluturimit për të cilat lajmëruan kullën e kontrollit dhe tentuan të zbresin helikopterin. Ai tha se më pas erdhi ndërprerja e komunikacionit mes kullës dhe mjetit fluturues.

Hetimi është në vazhdim, ndërsa kryeministri japonez, Shinzo Abe, urdhëroi dërgimin e 12 helikopterëve në vendin e ngjarjes për të kryer kontroll të sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera