Lajme

Igor Sholtes përmend mundësinë e një formule të re për zgjidhjen e demarkacionit me malazezët

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 04 February 2018

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të jetë mundësi që të arrihet shansi për një zgjidhje të shpejtë e cila do t’i mundësonte qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.

Haradinaj dhe Markoviq do të takohen të martën në Prishtinë.

“Çka do që të ndodh, mendoj se gjërat janë relativisht të qarta:? Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është një prej kushteve më të rëndësishme për liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës, natyrisht, përveç luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Sholtes për të përditshmen malazeze “Pobjeda”.

-Advertisement-

Sipas tij, topi tashmë është në anën e Prishtinës dhe politikanëve të Kosovës të cilët duhet të kenë dy të tretat e votave në Parlament në mënyrë që të ratifikojnë marrëveshjen për demarkacion,transmeton Koha.net. Ai thotë se e di që Markoviq do të vijë në Kosovë dhe se pret që të diskutohet për këtë temë.

“Mund të arrihet edhe ndonjë zgjidhje tjetër që do të mund të çonte në zhbllokim në Parlamentin e Kosovës, ndonjë formulë e dytë apo e tretë përmes së cilës do të zgjidhej çështja e demarkacionit të kufirit. Por, për këtë mund të flasim pas takimit mes dy kryeministrave”, shtoi Sholtes.

Ai shpreson që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejtë, sepse, siç thotë ai, është e papranueshme që Kosova të jetë e vetmja shoqëri nga rajoni qytetarët e së cilës nuk e gëzojnë këtë të drejtë.

“Mendoj se për qytetarët e Kosovës ky është një prej prioriteteve më të rëndësishme”, ka thënë raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera