Ndarja në Vetëvendosje, deputetët e ‘heshtur’ tregojnë cilit krahë i takojnë
Autori: Gazeta inFokus
17:26 | 27 Janar 2018
Përçarja në Lëvizjen Vetëvendosje ka bërë që shumë deputetë të kësaj partie të japin dorëheqje nga pozitat udhëheqëse në parti, dhe sipas deklarimeve gjatë ditëve në vazhdim mund të krijohet një parti e re.
Së paku 10 deputetë të VV-së deri më tani janë larguar nga pozitat e tyre në parti, dhe opsioni për largimin përfundimisht nga Vetëvendosja mbetet i hapur.
Por, disa deputetë të partisë së Albin Kurtit deri më tani kanë vendosur që zhvillimet t’i ndjekin në heshtje.
Sali Salihu, Drita Millaku, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj e Besa Baftiu janë disa nga të zgjedhurit e popullit që zyrtarisht nuk kanë treguar se në cilin “krahë” janë të pozicionuar.
Deputeti i VV-së, Sali Salihu është shprehur optimist se të dy palët në këtë parti do të bëhen bashkë, por që nuk e ka përjashtuar ndarjen.
I pyetur se cilit krahë i takon, ai është përgjigjur se është “në Lëvizjen Vetëvendosje”.
“Unë jam në Lëvizjen Vetëvendosje dhe hala shpresoj që dy palët të bëhen bashkë ende nuk i shoh të ndarë. Nuk është mirë për lëvizjen dhe për Kosovën që ka ndodhur ky problem, megjithatë unë ende shpresoj që mund të ketë diçka mes dy palëve”, ka thënë Salihu.
Por, deputeti Salihu gjithashtu ka folur edhe për krahun e të dorëhequrve. Sipas tij, edhe nëse të larguarit vendosin të krijojnë parti të re, ata do të jenë “forcë progresive për vendin”.
“Edhe dyta prap jam me Vetëvendosjen, por të tjerët që dalin nga lëvizja i shoh si forcë progresive në Kosovë. Ata mund të kenë dallime kështu më tepër personale, përndryshe të gjithë janë njerëz që kanë shërbyer për demaskimin e të gjitha të këqiave që kanë ndodhur në vend”, ka thënë Sali Salihu.
Ndryshe nga Salihu, për “krahun e Molliqajt” nuk ka pasur fjalë të mira deputetja, Drita Millaku.
Ajo ka thënë për lajmi.net se ata që kanë dhënë konsiderojnë se kanë dhënë dorëheqje, duhet të largohen nga partia.
Millaku ka theksuar se mbetet pjesë e Vetëvendosjes, pasi sipas saj problemet nuk kanë të bëjnë me partinë, por me individët.
“Problemet besoj që janë zgjidhur në lëvizje dhe. Ata që janë të vendosur me qenë këtu duhet të vazhdojnë, ata që konsiderojnë veten se kanë dhënë dorëheqje duhet të largohen nga lëvizja. Kështu që Drita Millaku vazhdon me qenë në lëvizje sepse problemet nuk kanë të bëjnë me gjithë partinë, por probleme individuale që duhet të zgjidhen nga ata vetë”, thotë deputetja Millaku për “Lajmi”.
Por të dy deputetët njëzëri janë shprehur se ndarja në këtë parti është e dëmshme. Salihu thotë se me parimet dhe konceptin e partisë, dëmet e shkaktuara nga largimet do të riparohen.
“Natyrisht që çdo ndarje është e keqe dhe e dëmton subjektin por nëse subjekti ka parimet dhe konceptin, dëmet mund të riparohen mirëpo prapë edhe nëse ndahen në të ardhmen prapë i shoh bashkë”, ka përfunduar Salihu.
Kurse kolegia e Salihut, Drita Millaku thekson se një ndarje eventuale, nuk do të ishte fundi i botës.Sipas saj, nëse problemet nuk zgjidhen me dialog, atëherë secili duhet të zgjidhë rrugën që dëshiron.
“Çdo ndarje e dëmton lëvizjen, ato janë të dëmshme për çdo parti. Konsideroj që shkaktojnë dëm, në anën tjetër nuk është fundi botës të gjitha gjërat rregullohen. Mosmarrëveshjet zgjidhen nga vet individët.
Nëse nuk shohin që problemi zgjidhet me dialog atëherë s’di në çfarë forme do të bëhet kjo”, ka përfunduar Drita Millaku.
Lajmi ka provuar të kontaktojë edhe me deputetët e tjerë të Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj nuk ka pasur çasje në telefon, kurse Valon Ramadani dhe Besa Baftiu nuk kanë qenë të gatshëm të flasin.

T� tjera
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
































