Beqaj: Teknologjia digjitale dhe inteligjenca artificiale po transformojnë jetën tonë të përditshme dhe ekonominë
Autori: Gazeta inFokus
15:05 | 24 Janar 2018
Në Prishtinë sot ka filluar punimet Konferenca e Tretë Ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”(Cyber Security and Privacy), organizuar nga Komuniteti i Sigurisë Kibernetike dhe Privatësisë, nën patronatin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Në hapje të kësaj konference morën pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ambasadori i SHBA-ve, Greg Delwie, dhe ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.
Ministri Besim Beqaj, ka theksuar përkushtimin e tij dhe të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për përkrahje të ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike që ndodhin në mënyrën e duhur dhe të sigurt.
“Teknologjia digjitale, inteligjenca artificiale, big data dhe Internet of things po e transformojnë jetën tonë të përditshme dhe ekonominë, është e rëndësishme të garantojmë siguri kibernetike për zhvillim të qëndrueshëm”, tha ministri Beqaj.
Punimet e Konferencës “Siguria Kibernetike dhe Privatësia” i kanë përshëndetur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori Greg Delwie.
Konferenca e Tretë Ndërkombëtare për sigurinë kibernetike dhe privatësinë do të vazhdojë punimet edhe nesër dhe pasnesër ku do të paraqiten me punimet e tyre ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.





T� tjera
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...































