4.5 milionë pasuri, Nasim Haradinaj ka edhe 476 hektarë tokë të padeklaruar
Autori: Gazeta inFokus
18:02 | 22 Janar 2018
Autori i deklaratave “Punë e madhe që janë vrarë njerëzit e LDK’së” dhe “Ambadori Delawie po vepron si Palaço”, Nasim Haradinaj, doli që përveç “trim”, të jetë edhe shumë i pasur. 4.5 milionë pasuri, kryesisht me toka të privatizuara, e disa prej tyre as nuk i kishte deklaruar.
Është raportuar se pasuria e Nasim Haradinajt kapte mbi 4.5 milionë për nënkryetarin e veteranëve, e ku vlerën më të lartë kishte pasuria e marrë nga privatizimi i tokave, shkruan gazetametro.net.
Bëhej fjalë për 220 hektarë të privatizuar në vitin 2009 në Pejë, e që i kishte blerë 257 mijë e 500 euro në tërësi. Këtë pronë, Haradinaj e kishte vlerësuar me 4.4 milionë euro vlerë.

Por, kjo duket se nuk është e gjitha, pasi nga një raport të Agjencisë Kosovare për Privatizim të siguruar nga Gazeta Metro, kuptohet se kjo nuk ishte prona e parë që Haradinaj kishte privatizuar.
Sipas raportit, në po të njëjtin vit, nënkryetari i veteranëve kishte privatizuar edhe 476 hektarë në Rakoc të Gjakovës, të cilët i kishte blerë 817 mijë e 661 euro

Këtë privatizim, për dallim nga ai tjetri, nuk mund ta gjeni në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Haradinaj nuk e ka deklaruar këtë se pronë, që i bie të jetë dyfshim më e madhe nga ajo e para.
Meqë Haradinaj nuk e ka deklaruar, mund të kuptohet se prona nuk ka ndonjë çmim për të kuptuar sa është vlera reale e tokës që ai fshehu, por pronën e privatizuar më herët ai e kishte llogaritur me 20 mijë euro për hektarë, e që rezulton që nëse llogaritet edhe toka e fshehur me këtë çmim, ai nuk ka deklaruar edhe 9 milionë e 520 mijë euro.

Metro ka biseduar me Nasim Haradinajn. I pyetur se a ka privatizuar ndonjë tokë tjetër përveç asaj që ka deklaruar në AKK, Haradinaj ka thënë prerazi ‘Jo’. Mirëpo, më pas kur Metro i ka treguar një raport që ka siguruar nga APK, Haradinaj ka thënë se ka aplikuar në dy konkurset, mirëpo toka tjetër sipas tij ka qenë e dy ortakëve të tij.
‘Shiqo, kjo nuk është në emrin tim, por ne ishim tre shokë që kemi privatizuar së bashku. Këtë pjesë(220 hektarët) kam pasur mundësi me privatizu unë’, ka thënë Haradinaj për Metron.
Më pas, Haradinaj ka përmendur edhe një emër si pronar të tokës së dytë të privatizuar, por ani pse ai thoshte se ishin shokë dhe bashkëpunëtorë, ai nuk ka asnjë kontakt me të, duke u arsyetuar se ‘ai jeton në Amerikë’.
‘Ne kemi qenë tre shokë që kemi punuar së bashku, dhe toka në Rakoc është e blerë nga Veton Rrustem Binakaj’, ka shtuar ai.
Haradinaj madje ka kritikuar edhe mediat. Sipas tij, ai ka deklaruar pasurinë, e ata që po shkruajnë për të jo, ‘ani pse janë më të pasur’.
Ndryshe, Haradinaj ishte kritikuar se me ngulmimin e tij për shfuqizimin e Speciales po rrezikonte izolimin e Kosovës ndërkohë që disa nga familjarët e tij po jetonin në Suedi.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...































