Lajme

Gjenden eshtrat e ushtarit grek në Dragot të Tepelenës

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 22 Janar 2018

Në Dragot të Tepelenës janë zbuluar eshtrat e para të ushtarëve grekë.

Gërmimet për këto eshtra kanë nisur pikërisht ditën e sotme dhe mesa duket skuadra këkrimore ka qenë me fat, pasi ka zbuluar eshtrat e një ushtari grek të rënë gjatë lufës së dytë botërore.

Nga fotot e publikuar duket edhe numri i identifikimit të ushtarit i cili është vrarë gjatë luftimeve me italianët në këtë zonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

-Advertisement-

Nisja e gërmimeve erdhi pas marrëveshjes së arritur mes Ministrit të Jashtë të Greqisë Nikos Kotzias dhe Ministrit tonë të Jashtë Ditmir Bushati.

Vendimin për e punës për gjetjen e eshtrave të ushtorëve grekë qeveria e vendit fqinj e ka cilësuar si një moment historik. /albeu.com/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy