Lajme

Pamje të frikshme, kur njerëzit përdoreshin për testimet e makinave

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 21 January 2018

Në internet janë publikuar pamjet kur njerëzit përdoreshin në testimet e aksidenteve rrugore në vitet ’70. Këta persona kanë dalë vullnetarë për të marrë pjesë në simulimet e aksidenteve që zhvilloheshin në Gjermani.

Pavarësisht përplasjeve të forta të simuluara, asnjë prej shoferëve nuk ishte dëmtuar, madje njëri prej tyre dilte i qeshur nga makina që sapo ishte aksidentuar.

Drejtuesit e këtyre testimeve kanë thënë se pavarësisht vështirësive për t’i mbajtur të sigurt vullnetarët, asnjë kukull e vendosur në sedilje nuk reagon aq mirë sa njerëzit në një situatë aksidenti.

-Advertisement-

Prandaj dhe përdorimi i njerëzve në një simulim aksidenti ishte i rëndësishëm për të parë elementët e sigurisë së automjetit. Kjo fushatë u përdor gjerësisht në ato vite për të theksuar rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera