Linjë e re ajrore: Fluturoni me kompaninë ajrore ‘Germania’ nga Prishtina në Paris
Autori: Gazeta inFokus
13:40 | 19 Janar 2018
Kompania ajrore gjermane e pavarur “Germania” do të fillojë një linjë të re ajrore nga Prishtina në aeroportin e Parisit, Charles de Gaulle. Nga fundi i marsit 2018, aeroplani i kompanisë ajrore me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë do të lidhë dy kryeqytetet dy herë në javë. Do të ketë bashkëpunim të ngushtë për shitjen e biletave të kësaj linje ajrore me Air Prishtina, partner afatgjatë i 'Germania' për fluturimet në Kosovë.
“Ne presim me padurim të ofrojmë një linjë të re ajrore me Prishtinën dhe partnerin tonë “Germania” thotë Leyla Ibrahimi, Kryeshefe Ekzekutive e Air Prishtina. “Ka shumë bashkëqytetarënga Kosova dhe rrethina që jetojnë në rajonin e Parisit. Fluturimet e vazhdueshme të “Germania” ofrojnë një mundësi të rehatshme dhe të shpejtë për të vizituar familjen dhe miqtë në shtëpi.”
Nërsa Claus Altenburg, Drejtor i Shitjes në Gjermani, shtoi: “Hulumtimi ynë i tregut gjithashtu premton kërkesa të larta. Jo vetëm që ia vlen të vizitohet Prishtina nga klientët që udhëtojnë në shtëpi, por edhe për udhëtarët që kërkojnë destinacione jashtë atyre tashmë të përjetuar. Me biletat tona me çmime të volitshme, nivelet e larta të besueshmërisë si dhe cilësinë dhe ekuipazhet miqësore dhe të aftë të kabinës, ne kemi siguruar tashmë një pozitë të fortë në rajonin e synuar ku ne duam të zgjerohemi më tej me linjën tonë të re për në Prishtinë.”
Në bordin e aeroplanit, “Germania” ofron shërbim të plotë: kabinat kanë ulëse të rehatshme dhe
ndriçim të ri të ambientit për të ofruar një përvojë të këndshme fluturimi. Artikuj të lehtë ushqimor, pije joalkoolike, dhe revista janë gjithmonë të përfshira në çmimin e biletave. Të gjithë pasagjerët përfitojnë nga një kompensim bagazhi prej 20 kg dhe 6 kg bagazhi të kabinës.
Biletat nga Prishtina në Paris janë në dispozicion prej vetëm 79 Euro në një drejtim dhe mund të rezervohen përmes internetit në flygermania.com, duke telefonuar +49 30 610 818 000 (norma standarde nga linjat fikse telefonike Gjermane, tarifat e telefonisë celulare mund të ndryshojnë), me Air Prishtina në www.airprishtina.com ose nëpërmjet ndonjë agjenti udhëtimi. Të gjitha çmimet e cituara përfshijnë tatimin dhe tarifat, si dhe tarifën e nevojshme ligjore për udhëtimin ajror.



T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
































