Lajme

Emri i Maqedonisë, sot në New York raundi i dytë i bisedimeve

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 17 Janar 2018

Bisedimet për çështjen e emrit do të vazhdojnë sot në raundin e dytë të tyre në Nju Jork.

Përfaqësuesi i Maqedonisë Vasko Naumovski dhe ai i Greqisë Adamantios Vasilakis, së bashku me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara Metju Nimic, do të bisedojnë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit të Maqedonisë.

Ndërmjetësi Nimic në këto bisedimet do të ndërmjetësojë mes negociatorëve në përpjekjet për zgjidhjen e problemit 25-vjeçar për çështjen e emrit mes të dyja vendeve, gjë që e ka bllokuar procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë.

-Advertisement-

Në takimin në Nju Jork, pritet që Nimic të vendosë në tavolinë propozim iniciues, gjë të cilën e kanë potencuar edhe ministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias pas takimit në Selanik, javën e kaluar. Ata në këtë takim janë marrë vesh për një rol më direkt të bisedime si dhe për formimin e grupeve të punës me të cilat do të udhëheqin personalisht ata.

Takimi i parë i grupeve të punës, pritet të jetë në muajin e ardhshëm.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy