Lajme

Hoxhaj: Deklaratat e ministrit boshnjak kundër Kosovës, për ta kënaqur Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 15 Janar 2018

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj përsëritjes së deklaratave nga ana e Ministrit të Jashtëm të Bosnjës, Igor Crnadak, se Bosnja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj ka dënuar deklaratat destruktive të Bosnjës ndaj shtetësisë së Kosovës, të cilat Hoxhaj tha se po bëhen për ta kënaqur Serbinë.

Hoxhaj tha se sjellje të këtilla minojnë fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal mes shteteve të Ballkanit.

“Deklarata destruktive të Ministrit të Jashtëm të Bosnjës ndaj Kosovës, për ta kënaqur Serbinë. Sjellje të këtilla dëmtojnë bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore në Ballkan”, ka shtuar Hoxhaj.

-Advertisement-

Ministri i Jashtëm i Bosnjës ka ripërsëritur se Bosnja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës në një intervistë dhënë mediave serbe.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy