Invalidët e Luftës lirohen prej pagesës doganore, këto janë dokumentet që duhet pajisur!
Autori: Gazeta inFokus
13:05 | 14 Janar 2018
Ligji i ri për regjistrimin e veturave i cili parasheh shumë rregulla të reja të importit në Kosovë, ka ngjallur reagime të shumta në vend. Indeksonline dje raportoi se personat me aftësi të kufizuar kanë lehtësim në këtë rregull, ndërsa sot janë edhe disa kategori të tjera.
Bëhet fjalë, për Invalidët e Luftës për të cilët edhe te këta nuk vlen ky Ligj i ri.
Të paktën sipas disa rekomandimeve që posedon Dogana e Kosovës.
Sipas statistikave që ky institucion ka dhënë për “Indeksonline” mësojmë se invalidët e Luftës Çlirimtare për tu liruar nga akciza doganore duhet të pajisen me disa dokumente.
Të njëjtit këtë lehtësim e kanë me kohëzgjatje deri në 5 vite.
“Në Bazë Ligjore Kodi Nr 03/L-109, Doganor dhe i Akcizave në Kosovë, neni 4 Paragrafi 10: KDA Aneksi A, neni 76 paragrafi 1, neni 78 paragrafi 1 pika b’ dhe neni 134, paragrafi f). Ligji NR 04l-054, neni 1 paragrafi 1.7 dhe neni 6 paragrafi 2 i Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve si:
– leja e qarkullimit të automjetit,
– patentë shoferi,
– kartela e anëtarësisë e UÇK-së
– vërtetim nga Organizata e Veteranëve te Luftës për lirim të automjetit nga dogana.
– vendimin nga Ministria për Pune dhe mirëqenie Sociale (MPMS) që vërteton se kërkuesi është përfitues i pensionit invalidor (vendimi te shoqërohet edhe me mendimin e konzoliumit te mjekeve) .
– deklarate me shkrim e nënshkruar nga përfituesi i lirimit që deklaron se nuk ka shfrytëzuar asnjëherë më herët ketë të drejtë”, thuhet në statistikat e Doganës.
Por, Dogana jep vërejtje lidhur me këtë se, automjetet e liruara nga detyrimet doganore “nuk mund të huazohen, të jepen me qira apo të transferohen te personat e tjerë.
Mirëpo, ‘Indeksonline’ ka kontaktuar zyrën për informim të këtij institucioni ku ka mësuar se në praktikë personat në fjalë mund të autorizojnë një të afërm të familjes për të drejtuar automjetin, veçse këtë mund ta bëjnë brenda territorit të Republikës.
Ndërkaq, janë edhe dy kategori të tjera të cilat lirohen nga akciza doganore. Bëhet fjalë për “Importet nga organizatat – Karroca, gjësende për persona të hedikepuar” dhe “Mallra për organizata humanitare ose bamirëse, mallra të destinuar për të verbëritë dhe personat tjerë të hendikepuar, karroca, gjësende për persona të hedikepuar”.
Për të parën nevojiten dokumentet si:
– një dokument (Certifikatë) që vërteton statusin e subjektit, organizatës apo entit për ofrim të ndihmës apo asistencës tjetër rehabilituese.
– një deklaratë me shkrim që mallrat e importuara të destinuara vetëm për përdorim, ose për të ofruar ndihmë dhe rehabilitimin falas për persona me aftësi të kufizuara,
– në raste te donacionit Akt dhurimi (origjinal) me referencat mbi titullarin/pranuesin e donacionit, fatura, apo çfarëdo dokumenti tjetër kur dogana e konsideron te nevojshëm.).
Ndërsa për kategorinë tjetër dokumentet e nevojshme:
– një dokument (Certifikatë) që vërteton statusin e subjektit, organizatës apo entit për ofrim të ndihmës apo asistencës tjetër rehabilituese.
– një deklaratë me shkrim që mallrat e importuara të destinuara vetëm për përdorim, ose për të ofruar ndihmë dhe rehabilitimin falas për persona me aftësi të kufizuara,
– në raste te donacionit Akt dhurimi (origjinal) me referencat mbi titullarin/pranuesin e donacionit, fatura, apo çfarëdo dokumenti tjetër kur dogana e konsideron te nevojshëm.).
Mirëpo theksojmë se Dogana në raste specifike mund të kërkoj dokumente shtesë varësisht nga llojet e mallrave te cilat importohen.

T� tjera
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...































