Ministri i Mbrojtjes së Serbisë konfirmon se u paralajmërua për cenim të sigurisë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
17:11 | 07 Janar 2018
Ministri i Mbrojtës së Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se KFOR-i ka informuar se gjatë festave të Krishtlindjeve mund të ketë incidente në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe në territorin e Kosovës.
Sipas tij, tashmë në bazën ushtarake serbe është bërë e ditur që të kontrollohet seriozisht gjithçka dhe se duhet shmangur çdo incident të mundshëm.
“Fërkimi politik në mesin e shqiptarëve në Prishtinë dhe frika e tyre e krijimit të Gjykatës Speciale është një faktor destabilizues, por kjo duhet të jetë përgjigje për komunitetin ndërkombëtarë”, ka thënë Vulin.
Ai tha se pavarësisht të gjithave formimi i Ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm dhe se nuk pranojnë që të ekzistojë forcë tjetër e armatosur përpos KFOR-it në Kosovë.
“Ne sot nuk duhet të mendojmë vetëm për veten tonë por dhe për ata që jetojnë në Kosovë, për ata që kanë humbur njerëzit e tyre dhe nuk ua dijnë varret”, ka shtuar ai.
Vulin gjithashtu ka shtuar se nuk do të lejojnë kurrë një dhunë e ngjashme të përsëritet.
Ndryshe është pikërisht Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjenerali Ljubisha Dikoviq, që tha se morën informacione nga KFOR-i se në prag të festave se në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe në territorin e Kosovës mund të ketë cenim të sigurisë./Indeksonline/

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...


































