Ky është varianti sipas të cilit Fatmir Limaj beson se do t’i japë epilog Demarkacionit
Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 04 January 2018
Fatmir Limaj po insiston se Demarkacioni me Malin e Zi do të marrë epilog në muajin janar, ndonëse asnjëherë nuk ka dhënë sqarime se si do të ndodhë kjo.
Ai ka paralajmëruar se para ligjvënëseve të vendit do të nxirret një version për të cilin do të duartrokasin të gjithë. Në këtë mënyrë sipas tij edhe do të përmbyllet kjo temë e cila po e mbanë vendin peng për më shumë se dy vjet.
Por Gazeta Express mëson nga burime brenda Qeverisë se cila do të jetë qasja e re rreth Demarkacionit për të cilën Limaj pret rezultatet pozitive.
Muaji janar pritet të jetë vendimtar nëse shënjimi i kufirit Kosovë – Mali i Zi përfundimisht do të zgjidhet.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj është shprehur optimist se njëra nga çështjet më të zëshme në vend do të kryhet këtë muaj.
Ai ka folur për një variant i cili do të pranohet nga të dyja shtetet.
“Demarkacioni do të përmbyllet, unë pres që muajin e ardhshëm do të shkojmë dhe do ta kemi shumicën në parlamentin e Kosovës për të përmbyll këtë çështje.
Demarkacioni do të jetë , do të jetë variant i cili do t’i respekton interesat e Kosovës dhe të Malit të Zi.
Ne po punojmë që kur të shkojmë në Parlament të gjithë t’i duartrokasin variantit që do ta dërgojmë.
Do të duartrokitet nga qytetarët e Kosovës po edhe nga miqtë tanë. Dhe përfundimisht ta mbyllim këtë temë”, kishte deklaruar Limaj ditë më parë.
Ai ka bërë të ditur se po punohet në atë drejtim duke i respektuar interesat e dy vendeve dhe se nga ky proces asnjë vend nuk del i humbur.
Përkundrazi Kosova dhe Mali i Zi, sipas tij, nga ky proces do të dalin edhe më të fuqishëm në marrëdhëniet e tyre ndërshtresore.
Megjithëse Limaj nuk ka sqaruar se cili do të jetë varianti për të cilin flet vazhdimisht, Gazeta Express ka mësuar përmes burimeve të saja brenda Qeverisë se në muajin janar deputetëve të Kosovës do t’u dorëzohet marrëveshja aktuale të cilës i bashkëngjitet edhe një letër zotuese.
“Ideja është e mirë, që marrëveshjes t’i shtohet një letër zotimi e përbashkët dhe që brenda një periudhe të caktuar dy vendet të hapin bisedimet për të korrigjuar marrëveshjen aty ku ka konteste. Kjo është pak a shume, nëse Mali i zi e pranon”, ka thënë ky burim për Express.
Por Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, nuk ka treguar se për çfarë versioni e ka pasur fjalën Limaj.
Ai tha se nuk i komenton deklaratat e askujt.
Por qëndron mbrapa asaj se mendimi i tij për Demarkacionin është i pandryshueshëm.
“Deklaratat e askujt nuk i komentoj. Qëndrimi im për demarkacionin dihet. Nuk kam ndryshuar, përkundrazi.
As Fatmir Limaj nuk ka qëndrim tjetër. Demarkacioni duhet të shkojë në Kuvend dhe aty të vendoset” u shpreh Krasniqi për Express.
Kuvendi i Kosovës aktualisht është në pushim, derisa punët për sesionin pranveror i fillojnë nga 15 janari.
Vetëm pas kësaj date ka gjasa që marrëveshja për Demarkacionin të procedohet në Kuvend për votim pasi i njëjti të shqyrtohet për të dytën herë nga Komisioni për Punë të Jashtme.
Të tjera
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...