Belgjika dhe Holanda shkëmbejnë territore
Autori: Gazeta inFokus
11:32 | 02 Janar 2018
Që nga 1 janari Belgjika dhe Holanda kanë kryer një shkëmbim territoresh, pas një marrëveshjeje paraprake.
Pas aprovimeve zyrtare, më 1 janar 2018, hyri në fuqi marrëveshja e re kufitare mbi territoret problematike mes dy vendeve.
Me këtë marrëveshje, Holanda, në këmbim të një sipërfaqeje prej 160 dynymësh tokë, i dha Belgjikës një sipërfaqe prej 30 dynymë tokë.
Shkëmbimi u përfol pas gjetjes së një kufome pa kokë, katër vite më parë, në një territor që i përkiste Belgjikës e që ndodhej në afërsi të lumit Meuse të lokalizuar mes dy vendeve.
Policia holandeze, nuk mundi të ndërhyjë ngaqë ajo pjesë, sado që ndodhej në veri të lumit në afërsi të Holandës, i përkiste Belgjikës.
Policët e Belgjikës, hasën në vështirësi në të shkuarit atje gjithashtu meqë nuk kishin lidhje tokësore dhe nuk mund të merrnin leje nga Holanda.
Policia, prokurori dhe punonjësit mjekësorë, u ballafaquan me vështirësi të mëdha gjatë vajtjes me varka në vendin ku ndodhej kufoma.
Sipërfaqja e barabartë me 15 fusha futbolli, u shndërrua në një vend të frekuentuar nga shitësit e drogës dhe të arratisurit.
Në jugun e lumit në fjalë, në jug të Belgjikës, një vend i vogël i përkiste dhe Holandës.
Nga ky shkëmbim i bërë pas vendosjes së kufijve mes dy vendeve në 1843, mbetën të kënaqura si Holanda ashtu dhe Belgjika, edhe pse që Belgjikës i takoi një territor më i vogël.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...


































