“Kosova e Re” nuk e zgjidh problemin me energji
Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 22 December 2017
Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” me një bllok rreth 500 megavatësh, nga njohës të çështjeve energjetike konsiderohet një zhvillim pozitiv, por jo i mjaftueshëm që të arrijë të mbulojë kërkesat me energji elektrike që ka Kosova.
Gjatë kësaj javë Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane Contour Global, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, i cili parashikohet të vihet në punë në vitin 2023.
Ethem Çeku, ish-ministër i Energjisë në kohën kur ishte marrë vendimi për ndërtimin e këtij termocentrali, thotë për Radion Evropa e Lirë se nevojat energjetike të Kosovës janë disa herë më të mëdha sesa kapacitetet ndërtuese të këtij termocentrali.
“Ky termocentral ka hap pozitiv nëse zbatohet, por kapaciteti prej 500 megavatëve është i vogël për të zgjidhur problemin me të cilin Kosova po ballafaqohet. Kjo pasi termocentrali ‘Kosova A’ me blloqet e saj po mbahen dhunshëm në prodhim, po ashtu edhe ‘Kosova B’ e ka arritur fazën kur në aspektin kohor i ka kaluar një kohë e gjatë. Pra, dy termocentralet e vjetra që e mbulojnë pjesën dërmuese të energjisë elektrike janë në skadencë të afatit kohor”, thotë Çeku.
Sipas projektit fillestar, ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” ishte paraparë të bëhet me kapacitet të prodhimit prej 2100 megavatësh, 1600 megavatë më shumë se me marrëveshjen aktuale.
Por, si projekt i filluar qysh në vitin 2005, për vite të tëra, apo varësisht nga ndryshimi i Qeverisë, ka pësuar edhe ndryshime.
Çeku thotë se Kosova ka nevojë dha ka pasur nevojë të transformimit të blloqeve të vjetra në ndërtimin e blloqeve të reja.
“Qeveria është dashur dhe duhet të planifikojë në ndërtimet e termocentraleve të reja, që janë jo vetëm termocentrale në të cilin energjia elektrike përdoret për konsum, por të shndërrohet në mjet zhvillues ekonomik të Kosovës”, thotë Çeku.
Sipas të dhënave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në vitet e fundit në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, në vit janë prodhuar gjashtë milionë megavatë energji elektrike.
Termocentrali “Kosova A” i cila ka pesë blloqe ka prodhuar dy milionë megavatë energji elektrike, derisa termocentrali “Kosova B” medy njësi gjeneruese ka prodhuar katër milionë megavatë energji elektrike.
Të dy termocentralet janë të vjetra prej më shumë se 30 vjet.
Në anën tjetër, edhe Hamdi Malushaj, drejtor në kompaninë “ Evroenergie”, kompani kjo që merret me analiza dhe studime të çështjeve energjetike në tregun e Kosovës dhe Gjermanisë, thotë se 500 megavatë janë të pamjaftueshme.
“Kosova në vitin 2017 është menduar të shpenzojë deri në 1400 megavatë, derisa deri në vitin 2023 kërkesa për energji elektrike do të rritet në deri 1700 megavatë”.
“Kosova ka mungesë të energjisë dhe termocentrali i ri edhe po të jetë eficientë 500 megavatë nuk është i mjaftueshëm pasi që ‘Kosova A’ do të mbyllet pasi që është e vjetër. Gati mbetemi me një situatë të njëjtë dhe me një energji me të shtrenjtë, dhe prapë me mungesë të energjisë në treg”, thotë Malushaj.
Sidoqoftë, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të kompanisë amerikane, Contour Global kanë theksuar se termocentrali i ri do të sjell një burim të qëndrueshëm të furnizimit me energji elektrike.
Po ashtu, është thënë se ky projekt përveç që do të sigurojë pavarësi energjetike, do të ketë ndikim edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Termocentrali sipas autoriteteve në Kosovë do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018, eventualisht në fillim të vitit 2019.
Kompania amerikane, Contour Global do të shpallë një proces ndërkombëtar të prokurimit, për të përzgjedhur kompaninë e cila do të ndërtojë impiantin e termocentralit “Kosova e Re”. Deri më sot, interesim kanë shfaqur kompani me shtrirje globale si General Electric, Mitsubishi Hitachi, Siemens, Doosan, etj. /Rel/
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...