Lajme

Vuçiq në Rusi, diskuton për partneritetin strategjik

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 18 December 2017

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka udhëtuar sot për një vizitë disaditore në Rusi, gjatë së cilës do të takohet edhe me presidentin Vladimir Putin me të cilin do të marrë pjesë në nënshkrimin e disa marrëveshjeve dypalëshe.

Vuçiq po ashtu do të ketë takime të ndara me presidentin e Këshillit të Federatës Valentin Matvienko dhe zëvendës kryeministrin e Federatës Ruse Dmitry Rogozin.

Putin do të bisedojë nesër me Vuçiq për çështje që lidhen me partneritetin strategjik rus-serb në fushat e politikës, tregtisë, ekonomisë, kulturës dhe punës humanitare, si dhe çështjeve globale dhe rajonale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera