Një votues në Cerkolez lejohet të votojë me pasaportë të ish-Jugosllavisë
Autori: Gazeta inFokus
17:38 | 17 Dhjetor 2017
Procesi i votimit për të parin e Istogut vazhdon të rrjedhë normalisht dhe qytetarët vazhdojnë të votojnë të pa penguar.
Kështu ka bërë të ditur Demokracia në Veprim, e cila përmes ekipeve mobile ka vazhduar të vëzhgojë procesin e rivotimit në Komunën e Istogut. “Në disa prej vendvotimeve vëzhguesit tanë kanë raportuar për asistencë deri në 20% të numrit të përgjithshëm të votuesve që kanë votuar në ato vendvotime.
Në vendvotimet tjera, kryesuesit e Këshillave të Vendvotimeve janë duke regjistruar asistimet në Librin e Votimit, por që kjo shifër e lartë përbënë shqetësim për ne, sidomos kur votuesi e ri në moshë kërkojnë asistencë, prandaj Prokuroria e Shtetit do të duhej të verifikojë nëse këto raste janë të ndërlidhura me veprën penale cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, thuhet në komunikatë.
Sipas DnV-së, në vendvotimin 0606C/04R, në fshatin Vrellë, gruaja i ka treguar fletëvotimin e plotësuar burrit të saj, pasi i njëjti fillimisht kishte deklaruar se gruas së tij i duhet asistencë në votim, mirëpo nuk i është lejuar pasi nuk kishte me vete dokumentin e identifikimit.
DnV thekson se në tri raste ka vërejtur votim me dokumente të identifikimit të cilat nuk parashihen me Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, siç është certifikata e lindjes e cila nuk ka fotografi të votuesit. Rast më eklatant, sipas DnV-së, është në Qendrën e Votimit 0623C, në Cerkolez, ku një votues është lejuar të votojë me pasaportë të ish-Jugosllavisë.
“Në vendvotimin 0608C/02D, në fshatin Rakosh është evidentuar një rast i votimit të hapur. Në qendrën e votimit 0617C/01R, në fshatin Turbuhovc një votues ka treguar hapur preferencën e tij. Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në fshatin Banjë e Pejës në vendvotimin 0602C/04R. Në të njëjtin vendvotim, punën e zyrtarit për spërkatje të gishtërinjve e kryente një vëzhgues. Në qendrën e votimit 0621C, në fshatin Kaliqan, kontrollimi me llambë ultra violetë, nuk po bëhet në mënyrë të rregullt në të gjitha rastet duke kontrolluar vetëm njërën dorë”, thuhet më tej në komunikatë.
DnV fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të marrin pjesë në zgjedhje dhe të vendosin për qeverisjen katërvjeçare në Istog. Në garën për të parin e Istogut janë Haki Rugova nga LDK dhe Gani Dreshaj nga radhët e AAK-së. Rivotimi në këtë komunë bëhet për shkak të parregullsive në garën e balotazhit.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...


































