Lajme

Bora në Evropë shkakton kaos të transportit

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 11 Dhjetor 2017

Bora e cila ka mbuluar Evropën veriore ka shkaktuar shumë anulime dhe vonesa në fluturim në aeroportin Schiphol , në aeroportin e Holandës dhe të Brukselit.

Gati 300 fluturime u anuluan në Schiphol, ndërsa aeroporti i Brukselit u anuloi 50.Udhëtarët janë këshilluar të kontrollojnë përditësimet e fluturimeve në shtëpi, para se të nisen për në aeroport në mot të keq. Në Gjermani, bora e madhe ka shkaktuar shumë përplasje veturash dhe bllokime të trafikut, si dhe vonesa në tren.

Më shumë se 300 fluturime u anuluan të dielën në aeroportin e Frankfurtit, i cili është më i ngarkuari në Gjermani, transmeton KosovaPress. Në 32 rajone të Francë u shpall situatë emergjente, pasi stuhitë goditën zonat bregdetare. Rreth 80,000 shtëpi kanë mungesë të energjisë elektrike në Luginën e Loire të hënën, njoftoi e përditshmja Le Parisien.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy