Lajme

E pabesueshme, mafia siçiliane ka ngritur bazë në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 10 December 2017

Organizata më e fuqishme kriminale italiane “Cosa Nostra” ka ngritur bazat e saja në Shqipëri.

Lajmi i bujshëm bëhet akoma edhe më alarmant kur burimi i tij nuk janë ato mediatike, që mund të kenë edhe doza spekullimi, por vetë ministri i Brendshëm italian, Marco Minitti. Sipas raportit të paraqitur në Parlamentin italian, nga ministri Minitti rezulton se të paktën një nga familjet mafioze siçiliane ka hyrë në bashkëpunim të fuqishëm me trafikantë shqiptarë të drogës, duke ngritur edhe bazat e saj në vendin tonë.

Ministri i Brendshëm i Italisë në raportin që i paraqet Parlamentit për punën e bërë nga Drejtoria e Anti-mafias për 6-mujorin e dytë të vitit 2016 disa herë përmend trafikantët shqiptarë të drogës si bashkëpunëtorë të “Cosa Nostra”-s, por në faqet 64-65 përmendet një emër konkret. Sipas raportit një anëtar i familjes mafioze Carollo, nga Palermo, kishte ngritur një bandë e cila sillte kanabisin nga Shqipëria në Milano. “Edhe aktiviteti i trafiku i drogës është sektori që na ka lejuar, në këtë 6-mujor, të kuptojmë nga sinjalet e marra shtrirje të aktivitetit të COSA NOSTRA edhe në Shqipëri.

-Advertisement-

Gjatë operacionit “Rubens”, i përfunduar në nëntor nga Policia e Shtetit, u kap një organizatë kriminale, me seli në Milano, aktive në importim e marihuanës nga Shqipëria ku merrte pjesë edhe djali i një anëtari të familjes CAROLLO të Palermos”, thuhet në raportin e ministrit të Brendhsëm të Italisë. Po kështu përmendet edhe një rast i identifikuar në nëntor të 2016, kur në Catania të Siçilisë u kap gati 1 ton kanabis. “Hetimet kanë bërë të mundur identifikimin e Shqipërisë si vend origjine të ngarkesës, brigjeve të Pulias si një vend hyrjeje dhe aksit rrugor të Kalabrisë si një kanal transiti për Sicilinë”, thuhet në raport.

Po kështu një element tjetër është edhe rritja e aktivitetit kriminal të trafikantëve shqiptarë të drogës që tashmë po merren veç kanabisit edhe me drogat e forta si kokaina. Autoritet italiane janë alarmuar sepse shqiptarët nga furnitorë të kanabisit janë bërë edhe trafikantët më të mëdhenj të kokainës duke e sjellë vetë nga vendi origjinës në Amerikën Latine për t’u shitur në Itali, ose për ta shpërndarë më tej në Europë.

Ministri italian në raportin e tij referon për operacionin “Oqeani” ku u arrestuan 18 persona, ku shqiptarët ishin 11 dhe italianët 7, në këtë mes italianët ishin pjesa logjistike e grupit që gjenin baza të fshehta dhe telefonë të papërgjueshëm. Grupi kishte dy shefa, një italian dhe një shqiptar,që ishin specializuar në kanabis dhe heroinë.

Shqipëria ka kohë që është rruga ballkanike e drogës për familjet mafioze italiane dhe bashkëpunimi me shqiptarët është shumë i vjetër. Por tashmë në familjet mafioze italiane janë infiltruar shumë shqiptarë që po bëjnë karrierë brenda familjeve. E për më shumë tashmë “Cosa Nostra” po ngre edhe bazat e saj në Shqipëri./Shqitarja.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera