Nuk arritën të bëhen kryetarë komunash, AAK i “rehaton”nëpër ministri (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus
17:50 | 07 Dhjetor 2017
Në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë të mbajtura më 22 tetor, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është radhitur e treta pas Listës Serbe dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Infokusi.com
AAK ma marrë vetëm 6 komuna, Gjakovën me Ardian Gjinin, Istogun me Gani Dreshajn, Klinën me Zenun Elezajn, Obiliqin me Xhafer Gashin, Rahovecin me Smail Latifin dhe Suharekën me Bali Muharremajn .
Ndërsa kandidatët e tjerë që pretendonin këtë pozitë e shumica prej tyre nuk shkuan as deri në balotazh partia i “rehatoj” nëpër ministri.
Së paku katër prej tyre tani gëzojnë pozita të lartë nëpër Ministritë e Kosovës, shkruan Infokusi.com.
Xhavit Zariqi që në këto zgjedhje ishte kandidat për kryetar të Ferizajt ndërsa pasi nuk shkoj as në raundin e dytë të zgjedhjeve u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik
Ai në këto zgjedhje është renditur i katërti ndërsa ka marrë vetëm 4,49%. ose 2,289 vota.

Njëjtë veproj edhe kandidati për kryetar të Vitisë, Faruk Nura i cili tani gëzon pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Ndërsa në zgjedhje ai mori vetëm 1,072 vota ose 5,14%.

Edhe për kandidatin e kësaj partie për Gjilanin, Rexhep Kadriun pati vend në ministri, ai u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës. Derisa në zgjedhjet lokale ai mori 3.873 vota ose 8,53%.

E për kandidatin për kryetar të Pejës nga AAK, Fatmir Gashin u gjet një vend në Ministrinë e Financave,shkruan Infokusi.com
Ai u emërua zëvendësministër në këtë ministri derisa në zgjedhjet lokale mori 13,980 vota ose 31,90%./INFOKUSI


T� tjera
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...































