Lajme

Video emocionuese, vajza që Labi mblodhi paratë për shërimin e saj sot e shëruar i dhuron mirënjohje

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 05 December 2017

Këngëtari tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri viteve të fundit u bë i njohur edhe për anën e tij humane.

Ai organizoj dhe u bë ndërmjetësues për ndihmën e dhjetëra personave në Kosovë, shkruan Infokusi.com

Publikimi i personave në nevojë në rrjete sociale, organizimi i koncerteve dhe evenimenteve të tjera ishin vetëm disa nga format që i përdori për mbledhjen e fondeve për këta njerëz.

-Advertisement-

Sot Labi ka publikuar në “facebook” një video ku shihet bashkë me një nga vajzat që ai ka ndihmuar për grumbullimin e parave për shërimin e saj rreth një vit më parë.

Liridona Gajtani është vajza që një vit më parë u diagnostifikua me Leokimi Akute ndërsa fal Labit dhe njerëzve të tjerë bamirës asaj u mblodhën mjetet e nevojshme për tu operuar, shkruan Infokusi.com

Gajtani ka sjellë një mirënjohje për Labin në shenjë falendeirmi për kontributin e tij.

Më poshtë mund të gjeni videon e takimit të Tahirit dhe Gajtanit./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera