Lajme

Vetëm 28% e profesorëve të UP-së i justifikojnë titujt e tyre akademik

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 05 December 2017

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA) ka prezantuar një hulumtim rreth integrimit akademik të profesorëve të Universitetin e Prishtinës, shkruan Infokusi.com

Kryesuesja e këtij hulumtimi, Venera Cocaj gjatë këtij prezantimi ka thënë se në ketë hulumtim kanë marrë pjesë rreth 500 profesorë të UP-së.

“Hulumtimi është bërë në më se 481 profesorë, ndërsa 72% e profesorëve nuk i justifikojnë titujt akademik.

-Advertisement-

Cocaj ka vazhduar duke thënë se vetëm 28% e profesorëve të Universitetit të Prishtinës i justifikojnë titujt e tyre akademikë.

“Nga ata qe i justifikojnë janë 80 profesorë asistent, 37 profesorë te asociuar, 18 profesorë të rregullt. Nga radha te cilët nuk i justifikojnë titujt janë 84 profesor asistent, 140 profesorë të asociuar dhe 122 profesorë të UP-së.

Gjatë këtij prezantimi Cocaj ka folur edhe për publikim e punimeve në revista të dyshimta.
“Sa i përket publikimeve ne revista shkencore ne UP janë identifikuar 1320 punime ne revista te mirëfillta nga viti 1980 deri sot, vetëm në vitin 2009 ka pasur 153 publikime. Sa i përket revistave te dyshimta nga viti 2004 mbështetet fenomeni i revistave te dyshimta dhe ne vitin 2013 shihet frekuentimi me i lart me 66 punime, gjithsesi 301 punime janë identifikuar ne revista te dyshimta” ka shtuar ajo.

“Ndërsa rreth publikimeve të ndara sipas fakulteteve Cocaj ka thënë se Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë ka me shume punime shkencore për koke profesori nga 5.3 punime, ne ketë hyjnë edhe fakulteti i Edukimit dhe Shkencave ekzakte, kurse fakultetet e Sportve, FIlozofiku dhe Filologjiku kane me pake se një punim për koke profesori.

Krejt ne fund ajo ka publikuar edhe shifrat e profesorëve që kanë publikuar punime në revista që nuk i plotësojnë kushtet apo revista të dyshimta

“28% e profesorëve se paku një here kane publikuar një reviste qe nuk i plotësojnë kushtet ose edhe reviste e dyshimte, ndërsa 54% nuk i justifikojnë titujt për mungese te publikimeve te mjaftueshme, e 56% te profesorëve se paku një here kane publikuar në një reviste qe i plotëson kriteret”

Gjatë këtij prezantimi të hulumtimit ishte prezent edhe drejtori i Organizatës për rritje të cilësisë në arsim, Rron Gjinovci.

I pyetur nga portali Infokusi.com se a planifikojnë ti publikojnë emrat e profesorëve me punime të dyshimta shkencore, Gjinovci ka thënë se këtë nuk do ta bëjnë për shkak të mos personalizimit të çështjes.

“Kemi vendosur që te mos publikojnë emra pasi që dëshirojnë ta mbajnë gjallë ketë kauzë, si kauzë publike pa e shndërruar në kauzë personale, për shkak të rrezikut që qëndron në Kosovë që çështja të personalizohet. Kemi vendosur mos më fol me emra por me shifra për me i bindë institucionet se duhet më marrë masa për më përmirësuar situatën.” , ka thënë ai

Ndërsa i I pyetur për bashkëpunimin me MASH ai ka thënë se jemi duke bashkëpunuar duke i ndarë të dhënat në mënyrë që ata me gjeneruar politika te ndryshme, ligje çka do qe ata kane.

Gjinovci në fund të prezantimit të hulumtimit ka thënë se CV e profesorëve janë publike, mirëpo kemi pasur probleme të natyrave të ndryshme me të cilat përballen hulumtuesit mirëpo të gjitha pengesat janë evituar në mënyrë që na të arrijmë ti nxjerrim të gjitha rezultatet./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera