Ambasadorët: Kosova të luftojë korrupsionin dhe të fuqizojë sundimin e ligjit
Autori: Gazeta inFokus
11:21 | 04 Dhjetor 2017
Java Kundër Korrupsionit ka mbledhur ambasadorët e Quintit në Kosovë, të cilët kanë kërkuar që të luftohet korrupsioni dhe në të njëjtën kohë të fuqizohet sundimi i ligjit.
Luftimi i korrupsionit nga Kosova është hap që duhet bërë në kuadër të rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian, ka thënë shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.
Gjithashtu, sipas Apostolovës, korrupsioni duhet të çrrënjoset plotësisht nga institucionet publike.
“Për Bashkimin Evropian lufta kundër korrupsionit është një ndër prioritetet dhe është ndër mesazhet kryesore që dua ta përcjell sot. Bashkimi Evropian përmes raportit për vendin dhe për procesin e liberalizimit të vizave, për reformën e legjislacionit e ka rekomanduar Kosovën që të ndërmarrë hapa të fuqishëm në luftimin e korrupsionit si pjesë e rrugëtimit të saj drejt BE-së. Zyrtarët publik të cilët janë të akuzuar për vepra korruptive duhet që të suspendohen nga puna, kurse ata të cilët janë të dënuar për këto vepra duhet që menjëherë të largohen nga zyra. Korrupsioni duhet që plotësisht të çrrënjoset nga institucionet publike, sepse interesat e opinionit publik nuk duhet të minohen nga interesat e dikujt”, tha Apostolova.
Ajo tha se në luftën kundër korrupsionit duhet të jenë të bashkuar të gjithë.
Mposhtja e korrupsionit është një nga sfidat më afatgjate të Kosovës, sipas ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, por i cili tha se tejkalimi i saj kërkon veprim të menjëhershëm.
I pari i Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, tha se ka ardhur koha që të miratohet ligji i përditësuar për prokurorinë disiplinore, ku me miratimin e këtij ligji ai tha se Kosova do të bëjë një hap jetik në forcimin e kontrollit dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë.
Delawie, tha se luftimi i korrupsionit dhe fuqizimi i sundimit të ligjit janë ndër prioritetet e tij kryesore në Kosovë.
Ka ardhur koha të miratohet ligji i përditësuar për prokurorin disiplinore, ky do të jetë hap jetik në forcimin e kontrollit të ndërsjellët dhe të llogaridhënies në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Sigurimi se personeli i sektorit të drejtësisë i përmbahet standardeve më të larta disiplinës dhe llogaridhënies është thelbësor për të ndërtuar besimin e opinionit publik në këto institucione. Ky ligj, për disiplinën dhe sjelljen në sektorin e drejtësisë si dhe reformat përcjellëse janë rezultat i punës së mundimshme nga ana e shërbyesve publik të përkushtuar”, tha ai.
Sipas Delawie ky ligj duhet të jetë gati para fundit të këtij viti dhe shpreson që Kuvendi ta nxjerrë atë në rastin e parë të mundshëm.
Një mënyrë tjetër për luftimin e korrupsionit në Kosovë Delaëie tha të jetë reforma e prokurimit publik, pasi që 40 përqind e buxhetit të Kosovës shkon përmes prokurimit publik.
Ndërkaq, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, tha se si ambasadë janë të përqendruar në fenomenin e nepotizmit dhe klientelizmit, ku ai tha se ka ardhur koha që njerëzit të punësohen në bazë të meritave, e jo në baza partiake apo të lidhjeve personale me dikë.
Në Ambasadën Britanike në veçanti jemi të përqendruar në fenomenin e nepotizmit dhe klientelizmit, sepse para nja 10 viteve e kujtoj se si të gjithë kanë qenë aq krenar që po e marrin në duart e tyre të ardhmen e vendit të tyre. Dhe këtyre njerëzve ju nevojiten njerëz të mirë dhe të pavarur që punojnë për interesin e publikut gjatë tërë kohës. Projekti ynë i punës me institucionet kosovare është që të thyej atë se njerëzit nuk duhet të punësohen vetëm për shkak të lidhjeve partiake apo personale me dikë. Por, në fund të fundit ne jemi vetëm duke ofruar një shërbim sepse ju takon institucioneve dhe qeverisë kosovare që të tregoj që kjo kulturë ka ndryshuar”, tha O’Connell.
Në luftën kundër korrupsionit sipas ambasadorit të Gjermanisë, Christian Heldt një rol të rëndësishëm e kanë edhe mediat, ku ai tha se mediat e pavarura duhet të ngritin vetëdijen për tërë shoqërinë.
“Luftimi i korrupsionit ka të bëjë edhe me kredibilitetin, kredibiliteti për ne si hisedarë që po përpiqemi ta ndërtojmë të ardhmen bashkë me partnerët tanë kosovarë është jashtëzakonisht thelbësor. Për këtë arsye kredibiliteti nënkupton edhe raportimet nga mediat për korrupsionin në mënyrë të duhur. Mendoj se është thelbësore dhe të gjithë e ndajmë këtë mendim se mediat e pavarura duhet që të punojnë në këtë çështje, duhet ta ngritin vetëdijen sepse drejtësia mund të merret vetëm me rastet e korrupsionit veç e veç, individualisht. Shteti dhe shërbyesit publik mund të parandalojnë atë apo të përpiqen ta parandalojnë, por vetëdijesimi duhet të ngritët për tërë shoqërinë nga mediat”, tha ambasadori gjerman.
Edhe ambasadori i Italisë dhe ai i Francës kanë bërë thirrje për luftim të korrupsionit, si dhe fuqizim të sundimit të ligjit.
Java Kundër Korrupsionit ka filluar dje dhe do të zgjasë deri me 9 dhjetor, ku gjatë këtyre ditëve koalicioni i OJQ-ve do të ketë aktivitete të shumta për shënim të kësaj jave.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...































