Lajme

Ahmeti: Procesi i gjatë zgjedhor krijon ndasi, t’i bashkojmë njerëzit e vullnetit të mirë

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 26 November 2017

Me një tjetër mesazh falënderues i është drejtuar qytetarëve të Prishtinës, kandidati i VV-së për të parin e kryeqytetit Shpend Ahmeti.

Ai përmes Facebook-ut, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar pro dhe kundër tij. Ahmeti thekson se në një proces të stërzgjatur zgjedhor, për shkak të garës krijohen tensione dhe ndasi, derisa zotohet se do të punojë për bashkimin e njerëzve të vullnetit të mirë në shërbim të kryeqytetit.

Postimi i Ahmetit në Facebook

-Advertisement-

Sonte përfundoi një proces i gjatë zgjedhor. Falënderoj të gjithë qytetarët, ata që votuan, edhe për ne edhe për kundërkandidatin.

Në një proces të stërzgjatur zgjedhor për shkak të garës krijohen tensione e ndasi. Do të punojmë ti bashkojmë njerëzit e vullnetit të mirë për të mirën e qytetit, për luftën kundër krimit e për mirëqenie e zhvillim.

I ftoj të gjithë përkrahësit që të festojnë me dinjitet, e pa inate e me respekt për qytetin tonë e nesër të vazhdojmë reformën në qytetin tonë.

Falemnderit Prishtinë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera