Lajme

Albin Kurti largohet nga arresti shtëpiak, i bashkohet festës së VV-së (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 26 November 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti  nuk ka mundur t’i rezistoj festës së Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin e Prishtinës, duke u larguar kështu nga arresti shtëpiak për t’iu bashkuar atyre.

Me këtë rast ai edhe i është drejtuar qytetarëve duke iu thënë se ai nuk ka shtëpi, por banesë, ndaj nuk mund të jetë në arrest shtëpiak.

“Ata më shkruan se kam arrest shtëpiak, por unë nuk kam shtëpi, unë jetoj në banesë me qira. Në katër vitet e ardhshme për çdo ditë do i shërbejmë vendit d he qytetarëve, pa dallim moshe feje etnie. Shpend Ahmeti i ka 365 vota amë shumë se ai tjetri, e po aq sa ka ditë viti, prandaj shpendi edhe katër vite do jete me juve dhe për juve. Përgjithmonë ju mbajmë në zemër”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera