Ky është njeriu që vendos për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Bosnja
Autori: Gazeta inFokus
08:38 | 20 Nëntor 2017
Lideri i partisë më të vjetër të boshnjakëve në Kosovë, Numan Balic ka treguar gjasat dhe procedurat që Bosnja e Hercegovina ta njohë Kosovën si shtet.
Në një intervistë për Indeksonline, Balic ka thënë se fakti që Serbia është panikë nga deklarata e Izetbegoviqit, tregon se Bosnja është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës.“Ne kemi dhjetëra mijëra boshnjakë që kanë të afërm dhe jetojnë në Kosovë.
Është paradoksale se ata mund të shkojnë në Serbi, por jo edhe në Bosnje. E përshëndesim deklaratën e Izetbegoviqit. Me të vërtetë është deklaratë e qëlluar, edhepse konsideroj se kjo duhej të bëhej më herët.
Ne përfaqësuesit e SDA-së kemi qenë për të biseduar në gushtin e kaluar direkt me zotërin Izetbegovic nga i cili kemi kërkuar dy gjëra, që të pranohet Kosova dhe që ai të vizitoi Kosovën, shkruan Indeksonline.
Kryesia e Bosnjës është ajo që vendosë për njohjen gjë të cilën e bën sipas konsensusit. Aty është anëtar përfaqësuesi boshnjak, Izetbegoviqi, një përfaqësues serb dhe një boshnjak.
Unë besoj se anëtari kroat do të pajtohet për pranimin e pavarësisë së Kosovës, ashtu siç sigurisht se do të bëj edhe Izetbegoviqi.Megjithatë, kjo nuk do të bëhet aq shpejt pasi që ndikimi nga jashtë do të jetë i madh për të zhagitur këtë proces. Por, jam i bindur se kjo do të bëhet, pa dhënë kohë të caktuar” ka thënë Baliq.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
































