Lajme

Belgjika e gatshme t’i ofrojë azil politik liderit katallan

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 29 Tetor 2017

Dhënia e azilit politik liderit të Katalonjës, Carles Puigdemont, në Belgjikë nuk do të ishte e parealizueshme, nëse ai e kërkon atë, ka thënë sot ministri i Migrimit i Belgjikës, Theo Francken.

Qeveria në Madrid e shkarkoi liderin katalan dhe Parlamentin rajonal këtë të premte, pak orë pasi Katalonja e shpalli pavarësinë, raporton Reuters, përcjell Express.

“Nuk është jo reale [dhënia e azilit] nëse e shikon situatën”, ka thënë Francken për transmetuesin belg, VTM.

-Advertisement-

Gjykata Kushtetuese e Spanjës po ashtu ka nisur rishikimin e votimit të Katalonjës për pavarësi, pas të cilës prokurorët do të vendosin nëse shpallja e pavarësisë ka përbërë rebelim.

Derisa nuk ka indikacion se Puigdemont shpreson të shkojë në Belgjikë, shteti belg është njëri prej anëtarëve të pakët të Bashkimit Evropian ku qytetarët e BE-së mund të kërkojnë azil politik

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy