Lajme

Ja kur pritet shpallja e aktgjykimit për rastin e Kumanovës

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 28 Tetor 2017

Të enjten në ora 10:30 minuta Gjykata penale duhet të bëjë publike aktgjykimin për rastin e Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me kërkesë të MPB-së dhe Drejtorisë për siguri publike, Gjykata themelore Shkupi 1 shpalljen e aktgjykimit njëherë e shtyu sepse forcat policore ishin të angazhuara në mbajtjen e rendit dhe qetësisë për zgjedhjet lokale.

Për këtë proces gjyqësorë janë harxhuar rreth 3 milion euro sepse për mbajtjen e një seance janë harxhuar mbi 50 mijë euro për angazhimin e një numri të madh të forcave policore, ekipe dhe helikopter.

Ky proces ka nisur në shkurt të këtij viti kur në bankën e të akuzuarve u ulën personat të cilët akuzoheshin si organizatë terroriste për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në lagjen e Trimave në Kumanovë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy