Fisnik Ismaili sqaron përplasjen e sotme me Milazim Zekën
Autori: Gazeta inFokus
15:33 | 27 Tetor 2017
Sot në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media janë përplasur deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili dhe deputeti i Nisma-së, Milaim Zekën, shkruan Infokusi.com
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes Fisniki publikoj një status në “facebook” në të cilin sqaron rastin.
Ai tha se Zeka ka krahasuar procesin gjyqësor të tij me atë të katër aktivistëve të Vetëvendosjes por që aty ka reaguar Ismaili duke thënë se arrestimi i aktivistëve ka qenë proces i montuar për dallim nga ai i Zeka që është arrestuar për mashtrim të njerëzve.
Ismaili ka vazhduar duke shkruar se Zeka e ka kërcënuar me fjalët “ Ki me e pa ti” dhe e ka quajtur lopë por ai dhe deputetët e Vetëvendosjes nuk do të bien më në provokimet e tij, shkruan Infokusi.com
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Ismailit në “facebook”
“S’po di a e kam fatin e mirë, apo të keq, me qenë në Komisionin për Administratë Publike e Media në Kuvend me Milaim Zekën.
Është fat i keq që e kam në Komision, sepse duhna, bashkë me plot aty, me u kërrnezë prej trishtimi sa herë që ai e merr fjalën në mbledhje, edhe e tregon injorancën e mosdijen e tij jo veç për çashtje ligjore, por edhe për media, që ky pretendon se është vetë gazetar.
Është fat i mirë që e kam në Komision, sepse, për dallim prej tjerëve, unë s’kam me e lanë me na mashtrue me hipokrizinë e tij, edhe sa herë që flet palidhje, kam me ia thanë.
Mbasi u shqyrtuen ligjet për Prishtinën edhe RTK-në, Milaimi e mori fjalën me u viktimizue për cenimin e të drejtës së tij të deputetit për imunitet, e cila është hjekë në kohën kur Fatmir Limajn e arrestuen, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila thotë se imuniteti hiqet për ata deputetë që dyshohen se kanë krye vepër penale jashtë ndërtesës së Kuvendit.
Tash, për çdo arrestim që i është ba deputetëve që kanë gjuejtë ose bartë gaz lotsjellës brenda Kuvendit, është shkelë Kushtetuta edhe nuk është respektue imuniteti i tyne, edhe prapëseprapë, plot prej neve kemi përfundue në burg e arreste shtëpie. Po, hajt, se e perbimë edhe këtë.
Kulmi ishte sot, kur Milaimi nisi me u ankue duke thanë që po i shkelet e drejta e imunitetit, sepse e kanë arrestue edhe po e mbajnë të izoluem pa asnji provë. Por, kur nisi me folë edhe për deputetë të tjerë që mbahen në arrest pa prova, duke e barazue veten me ta, mu desht me reague.
Ia thashë troç: Le të jetë hera e fundit që ky krahasohet me deputetët që janë arrestue për çashtje madhore e procese të montueme, të cilët ky vetë i ka quejtë terrorista në foltore e në televizion, e nuk kanë mashtrue njerëz si ky, edhe tash veç pse është rrasë vetë ne burg, me e shfajësue veten, duke u thirrë në pafajësinë e Frashërit.
Më tha rrugaç, mu kërrcënue me “Ki me e pa ti” edhe mbas shumë fjalëve banale para deputetëve të tjerë edhe zyrtarëve të Kuvendit, më quejti edhe lopë.
Ia përkujtova që herën e fundit që i ka thanë dikujt lopë, është shkaktue një incident i randë, për të cilin ai është përgjegjësi kryesor, e tipi u çue n’kambë tuj më thanë “Pse, a po do me ma mshue edhe ti?”
Unë muj me qenë vulgar, por duhna me ia përkujtue Milaimit edhe një herë që jam shumë ma i sofistikuem se ai, edhe se në këso provokimesh për konflikte fizike veç mundet me harrue që dikush prej neve bjen ma.
Por, për me iu tregue krejt deputetëve që ishin sot pjesëmarrës në mbledhje, se këto provokime nuk iu dhezin ma, u dasht me e cekë qartë se unë nuk i fëlliqi duert për me e prekë një mut si Milaim Zeka.
I kërkoj falje deputetëve për shprehjen time të fundit, edhe gjuhën që nuk e praktikoj brenda Kuvendit, e posaçërisht ndaj kolegëve të mi, por mbas ofendimeve e kërrcënimeve që mu drejtuen nga ky njeri, kjo ishte përgjigjja më e butë që mujta me ia dhanë dikujt që vazhdimisht po kërkon konflikt, për me u viktimizue pastaj.
Prandej, Milaim, ti shaj e hiç mos u tut, por harroje që e hajmë na, e me prekë n’mut.”/INFOKUSI

T� tjera
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...

































