Engjëjt e braktisur – rrëfimi nga QKUK për foshnjat që refuzohen nga nënat e tyre
Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 27 October 2017
Vetëm nëntë muaj mund ta shijojnë ngrohtësinë e nënave, atëherë kur foshnjat gjenden në barkun e tyre. Por, për fatin e keq, disa prindër zgjedhin që bebet e tyre t’i lënë nën mëshirën e askujt, duke i braktisur që në momentin e lindjes.
Në repartin e fëmijëve të braktisur aktualisht janë 11 foshnje që janë braktisur për 8 muajt e parë të këtij viti.
Në klinikën e neonatalogjisë tregojnë se pikërisht në sallën e lindjes këto “nëna” e bëjnë deklaratën e tmerrshme, se i porsalinduri i tyre është i padëshiruar.Përqafimin e parë pas braktisjes së prindërve, këtyre foshnjave ua jep motra Lushe Jusufi, kryeinfermiere në repartin e fëmijëve të braktisur.Ajo për Express, ka folur me shumë dhembshuri për trajtimin e këtyre foshnjave në këtë repart.
“Ndjenja është shumë e mirë me ju dhanë ndihmë këtyre fëmijëve posaçërisht që janë të braktisur prej njerëzve më të dashur, prej prindërve të vet. Është diçka e papërshkrueshme me iu ndihmu këtyre fëmijëve”, rrëfen ajo.
Kryeinfermierja Lushe Jusufi, tregon se për momentin përkujdeset për pesë fëmijë të cilët janë lënë jetim nga prindërit e tyre.“Të gjithë për momentin janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka disa me probleme shëndetësore, por jo të mëdha”, thotë ajo.
Ajo tregon se kushtet për trajtimin e këtyre fëmijëve nuk janë të mira. Përpos mungesës së hapësirave, ky repart ballafaqohet edhe me mungesën e veshmbathjeve si dhe infermierëve të cilët do të merreshin vetëm me trajtimin e këtyre foshnjave.“Kushte ka pak, hapësirë po mendoj. Pampersat na sigurohen nga barnatorja qendrore.
Tesha zakonisht kane sjellë shoqata tash sjellin stafi, mjekët, motrat, kush ka pas fëmijë iu sjellin tesha.
Kemi nevojë më shumë për motra, për staf për kujdesjen e këtyre, meqenëse këta fëmijë kërkojnë kujdes për 24 orë” shpjegon tutje ajo.E ndërkohë në dhjetë muajt e parë të këtij viti në Klinikën e Neonatologjisë, janë braktisur 11 foshnje. Drejtori i kësaj Klinike, Xhevdet Gojnovci, ka shpjeguar për Express, rreth trajtimit të tyre në klinikën që ai drejton.
“Deri në këto momente kemi 11 foshnje që janë braktisur nga të dy prindërit, gjithsejtë kemi 28 foshnjë 17 prej tyre ani se kanë qenë me probleme sociale kanë qëndruar në Klinikën e Neonatologjisë, gjegjësisht në repartin për rastet sociale 17 prej tyre i kanë marrë prindërit dhe përkujdesen për ta”, thotë ai.
Ai shpjegon se foshnjat e braktisura në Neonatologji mund të qëndrojnë aty deri në 28 ditë pas lindjes, por sipas tij ka raste më specifike ku foshnjat janë me ndonjë sëmundje dhe ato deri në shërimin e plotë trajtohen në Neonatologji.
“Këto ose na lajmërojnë, varësisht prej rasteve se a lindin në klinikën obstetrike gjinekologjike apo diku në terren që lajmërohet policia e që e sjellin në neonatologji, ata 24 orë trajtohen në kujdesin intenziv për monitorim, pas 25 orëve dërgohen në repartin… ku qëndrojnë deri në 28 ditë”Gojnovci, thotë ka edhe raste kur foshnjat braktisen nga nënat jashtë klinikës Obstetrike Gjinekologjike.
“Vetëm tri raste i kemi që janë sjellë nga ambientet e jashtme, ndërsa të tjerat të gjitha janë që kanë lindur në Klinikën obstetrike gjinekologjike Tutje drejtori i klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, deklaron se nënat në sallën e lindjes deklarojnë që fëmija është i padëshirueshëm“Në sallën e lindjes nënat deklarojnë që fëmija është i padëshirueshëm për prindërit, ne e sjellim në Klinikën e Neonatologjisë”, tregon drejtori Gojnovci.
Megjithëkëtë Gojnovci, thekson nevojën për shtimin e numrit të infermierëve të rinj. “Ne kemi mungesë të infermierëve në Klinikën e Neonatologjisë, dhe përcaktimi i infermierëve për këtë çështje është nevojë imediate”.
E kryeinfermierja, Nushe Jusufi, shpjegon për momentin e ndarjes me këto foshnja.“…ne gjithmonë ndjejmë dhembshuri për këta fëmijë.
Ne jemi të familjarizuar me këta fëmijë, të gjithë stafi, mjekët e motrat:.Kjo e fundit jep një mesazh për nënat e reja që mos t’i braktisin fëmijët e tyre.“Kush ka mundësi me iu ndihmua këtyre fëmijëve.
Qendrat të punojnë më shumë me nënat.Edhe drejtori Xhevdet Gojnovci, ka një mesazh për nënat lehona të cilat po i braktisin foshnjat e tyre.
Ndërkohë gjatë gjithë vitit të kaluar 21 foshnje janë braktisur nga prindërit. Ndër shkaqet kryesore që këto nëna të reja braktisin fëmijët janë kushtet sociale dhe ekonomike, por edhe mospajtimi mes çiftit dhe familjes së vajzave për t’i mbajtur këta fëmijë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...