Apostolova: Duam të shohim persona që përfundojnë në burg për shkak të korrupsionit
Autori: Gazeta inFokus
13:10 | 17 Tetor 2017
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalya Apostolova u takua me përfaqësues të grupit parlamentar të Lidhje Demokratike të Kosovës, ku temë diskutimi ishin vazhdimi i zbatimit të reformave të agjendës evropiane, çështja e liberalizimit të vizave, luftimi i korrupsionit si dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Apostolova në këtë takim shprehu pakënaqësinë e saj me punën e Kuvendit të Kosovës, i cili sipas saj, të vetmen gjë që ka bërë deri më tani është krijimi i këtyre komisioneve. Ndërsa sa i përket kritereve për liberalizimin e vizave Apostolova tha se kjo çështje është politizuar dhe duhet bërë më shumë në luftimin e krimit e korrupsionit, pasi BE pret që proceset gjyqësore për luftimin e korrupsionit të përfundojnë me aktgjykime.
“Askush nuk ka thënë se kriteri është finalizuar. Me punë që do e bëni në plotësimin e këtyre kritereve ne do të marrim dhe do të paraqesim te shtetet anëtare. Ky proces duhet të plotësohet dhe nuk duam të fajësojmë askënd. Ne duam të shohim proceset të shkojnë në fund, duam të shohim persona që përfundojnë në burg për shkak të korrupsionit dhe pjesëmarrjes në krim të organizuar”, tha Apostolova.
Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se edhe pse janë opozitë në Kuvend, ata nuk do të bëjnë opozitë siç ka bërë Vetëvendosje, pasi që ata do të jenë bashkëpunues në proceset e rëndësishme për Kosovën. Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, Hoti tha se e mbështesin këtë proces, por jo krijimin e një grupi të uniteti
“Ashtu siç ju e dini, ju keni një partner këtu, partnerin kryesor të besueshëm këtu në Kosovë, në Parlament. Ne jemi një parti opozitare, por ne nuk jemi Vetëvendosje…. Sa i përket formatit të ri të dialogut ne ende nuk kemi parë një strukturë të qartë nga Qeveria, ne do të jemi shumë transparent në këtë aspekt. Por në princip nuk do të mbështesim ndonjë formë të Grupit të Unitetit, ne e lëmë përgjegjës Qeverinë për dialog, po me një përfshirje të plotë edhe të Kuvendit”, tha ai.
Ndërsa Vjosa Osmani tha edhe ata janë të shqetësuar në lidhje me Kuvendin, i cili nuk po punon në kapacitetet e tij të plota. Duke folur për punën e Komisionit të Punëve të Jashtme të cilën ajo e udhëheq tha se do ta ftojnë ministrin e Jashtëm dhe atë të Integrimeve Evropiane, për të diskutuar lidhur me strategjinë e Qeverisë sa i përket Demarkacionit. Ndërsa tha se janë të shqetësuar lidhur me deklaratat kontradiktore nga zyrtarë qeveritarë, lidhur me këtë çështje.
“Ne po planifikojmë të ftojmë si ministrin e Punëve të Jashtme, ashtu edhe ministrin e Integrimit Evropian për të diskutuar strategjinë e Qeverisë së Kosovës, në lidhje me marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit. Ne jemi të shqetësuar se deklarata kontradiktore po bëhen nga ministra të ndryshëm në Qeveri, duke përfshirë kryeministrin dhe presidentin. Ne dëgjojmë ide të ndryshme, qasje të ndryshme dhe mendoj se nuk është aspak serioze për një çështje serioze. Prioritet i komisionit tonë është që të sigurohemi që ne t’i bëjmë presion atyre, që ta zgjidhin këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse sa më shpejt që ta bëjnë këtë, aq më shpejt do të marrim liberalizimin e vizave”, tha Osmani.
Ndryshe, javën e kaluar shefja e BE-së, Apostolova, takoi grupin parlamentar të PDK-së dhe VV-së. Ndërsa pasdite takon edhe grupin parlamentar të AAK-së.

T� tjera
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...

































