Lajme

Spanja paralajmëron Kataloninë se mund të bëjë sundim të drejtpërdrejt

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 11 October 2017

Kryeministri i Spanjës ka vënë në dijeni Kataloninë se ata mund të imponojë një sundim të drejtpërdrejt në rajon e tyre.

Kryeministri, Mariano Rajoy tha se Qeveria e tij  i kishte kërkuar qeverisë rajonale të Katalonisë që të sqaronte nëse ai kishte shpallur pavarësinë.

Ky veprim është hapi i parë drejt pezullimit të autonomisë së Katalonis nën kushtetutë.

-Advertisement-

Udhëheqësit katalonasë nënshkruan një deklaratë të pavarësisë të martën por ndaluan zbatimin për t’i lënë hapësirë bisedimeve, transmeton Indeksonline.

Spanja ka qenë në trazira që nga referendumi i mbajtur i Katalonisë me 1 tetor i cili u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit.

Rajoy akuzoi presidentin katalonas, Carles Puigdemont se kishte krijuar “konfuzion të qëllimshëm” dhe tha se donte të rivendoste “siguri”.

“Ekziston një nevojë urgjente për t’i dhënë fund sitatës që po kalon Katalonia, për ta kthyer atë në siguri, qetësi dhe është mirë që ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera