Lajme

Pacolli dënon fuqimisht sulmin në Kanada

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 01 Tetor 2017

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, zBehgjet Pacolli, shpreh shqetësimin e tij të thellë dhe dënon fuqimisht sulmin e ulët dhe qyqar që ndodhi në qytetin Edmonton në Kanada dhe si rezulatat i të cilit mbeten të plagosur një oficer policie dhe disa persona të tjerë.

“Jam thellësisht tronditur nga sulmi i ulët dhe qyqar, që ndodhi në qytetin Edmonton në Kanada dhe si rezulatat i të cilit mbeten të plagosur një oficer policie dhe disa persona të tjerë. Ne, të gjithë jemi të vetëdijshëm, që fuqia e Kanadasë buron nga diversiteti i shoqërisë së saj dhe ashtu siç e ka thënë edhe Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ne nuk duhet të lejojmë që ekstremizmi i dhunshëm të krijojë ndarje apo të ndjellë frikë brenda shoqërisë dhe komuniteteve ku jetojmë. Lutemi, që të gjithë të plagosurit, që ishin viktima të këtij akti të dhunës të kenë shërim sa më të shpejtë. Kosova dhe populli i saj qëndron me popullin dhe Institucionet kanadeze”, ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, thuhet në komunikatën për media.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy