Lajme

Kryeministria ua blenë stafit telefonat mobilë, ja sa mijë euro ka shpenzuar! (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 28 September 2017

Stafi i kryeministrit Ramush Haradinaj do të pajisen me telefona mobil këto ditë, pasi që kompania furnizuese është zgjidhur këtë javë, shkruan ORAinfo.

Zyra e kryeministrit do të shpenzojë nga buxhetit i shtetit plot 6 mijë e 42 euro për blerjen e 14 telefonave mobil.

Zyra e Prokurimit në Kryeministri ka përzgjdhur kompaninë “Mobi Gega” për furnizim me telefona mobil.

-Advertisement-

Kontrata me kompaninë fituese është planifikuar të nënshkruhet më 9 tetor.

 

Në këtë tenderë kanë aplikuar 6 kompani përderisa oferta më e shtrenjtë ka qenë ajo 7 815 euro.

Image

Ndryshe, zyra e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka sqaruar se 14 telefonat celularë për të cilët ka shpallur tender për t’i blerë me buxhet të shtetit, janë për nevoja pune dhe jo luksi.

Sipas Kryeministrisë, zyrtarët në kabinetin e shefit të ekzekutivit për shkak të pagave që, sipas tyre, lënë të kuptohen se janë të ulëta, nuk kanë mundësi që të blejnë telefona me buxhetin e tyre personal, që të mund t’i përdorin edhe për nevoja pune zyrtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera