Fuad Ramiqi mbrohet vetë
Autori: Gazeta inFokus
12:16 | 28 Shtator 2017
Fuad Ramiqi, i akuzuari për thirrje për rezistencë u paraqit sot në seancë pa avokatin e tij.
Skender Musa, avokati i Fuad Ramiqit, të akuzuarit për thirrje për rezistencë, nuk u paraqit në seancën e sotme, ku Ramiqi gjykohet bashkë me katër imamë.
Ramiqi që në bazë të veprës për të cilën akuzohet, nuk e ka të obliguar mbrojtjen, në këtë seancë po mbrohet vetë.
Ai edhe sot e kundërshtoi aktakuzën, duke deklaruar se e sheh atë si proces ekskluzivisht politik ndaj tij.
Ramiqi, aktakuzën ndaj tij e kishte vlerësuar të motivuar politikisht edhe në një seancë tjetër të këtij gjykimi.
Bashkë me Ramiqin për vepra që lidhen me terrorizmin po akuzohen imamët Mazllam Mazllani, Enes Goga, Bedri Robaj e Idriz Bilibani po akuzohen për vepra që lidhen me terrorizmin dhe cenimin e rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.
Dëshminë e tyre sot pritet ta japin Bahri Kovaçi e Veton Krusha.
Edhe në seancën e sotme të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, teksa bashkë me avokatët e tyre kundërshtuan aktakuzën.
Avdullah Robaj, avokati i Bedri Robajt, tha se nuk është shkaktuar asnjë pasojë nga vepra me të cilën ngarkohet i mbrojturi prej tij.
“Ne nuk kemi asnjë pasojë për këtë vepër penale me të cilën akuzohet i mbrojturi im. Nuk është cenuar rendi juridik dhe kushtetues i Kosovës që është detyrimisht veprim për ta konsumuar këtë vepër penale. Andaj këtë aktakuzë e konsideroj si një aktakuzë të kundërligjshme”, tha avokati Robaj.
Në aktakuzë thuhet se Bedri Robaj që nga viti 2012 e deri në gusht të vitit 2014 në Prishtinë në Xhaminë e improvizuar te “Termokosi” ku ka shërbyer si imam dhe gjatë predikimeve dhe ligjëratave private ka mbështetur “xhihadin-shehidllëkun në Siri”.
“Xhamia” te “Termokosi” ka vepruar jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ndërsa Hajrip Krasniqi, avokati i imamit Idriz Bilibani kontestoi kompetencën e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ta gjykuar të mbrojturin e tij, duke konstatuar se Bilibani ishte imam në Prizren.
“Veprimet eventuale të kundërligjshme të të mbrojturit tim i rregullojnë dhe tregojnë kompetencën se cila gjykatë duhet të veprojë në rastin konkret andaj për mendimin tim kjo gjykatë është jokompetente në aspektin territorial”, tha Krasniqi.
Sipas aktakuzës, Idriz Bilibani që nga viti 2012 e deri në kohën e arrestimit në Prizren dhe në vende të tjera në Kosovë, si hoxhë gjatë mbajtjes së ligjëratave fetare në Xhami-OJQ-në “El Bejan” dhe paraqitjet tjera publike të incizuara në video ka përcjellë mesazhe shtytëse që persona të pacaktuar t’i bashkohen organizatës terroriste “Al Nusra” në Siri.
Mazllam Mazllami si imam i xhamisë “Jeni Mahalla” në Prizren akuzohet se me predikimet e tij përhapi urrejtje dhe mosdurim ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT.
Enes Goga akuzohet se në pozitën e hoxhës në Pejë në një ligjëratë fetare para besimtarëve në Pejë, përmes “Audionur” me datën 10 mars 2014 të publikuar në YouTube, në të cilën kanë qasje një numër i pacaktuar i personave, publikisht ka nxitur urrejtje ndaj grupeve fetare të besimtarëve të krishterë.
Fuad Ramiqi akuzohet se prej fillimit të muajit shtator në paraqitjet e tij publike në mjetet e informimit në televizione, gazeta dhe rrjete sociale ka bërë thirrje për rezistencë ndaj organeve të drejtësisë.
Sipas prokurorisë, me anë të këtyre veprimeve të akuzuarit Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani kanë kryer veprën penale shtytje për kryerjen e veprave terroriste, kurse të akuzuarit tjerë Enes Goga e Mazllam Mazllami akuzohen se kanë kryer veprën penale nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...




























