Lajme

Ministri Lekaj nënshkruan marrëveshjen per përfundimin e Autostradës “Arbër Xhaferi”

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 27 September 2017

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj  sot ka nënshkruar aneks-kontratën përfundimtare për ndërtimin e Autostradës “Arbër Xhaferi”, shkruan Indeksonline.

Me këtë rast ministri Lekaj tha se kanë kërkuar që punimet të kruhen në kohën e paraparë.

“Sot nënshkrova aneks-kontratën e cila i jep epilog përfundimtar ndërtimit të Autostradës “Arbër Xhaferi”. Ne u zotuam që do t’i qëndrojmë kontratës në kuptimin e përmbushjes së obligimeve që na takojnë si Qeveri e Kosovës dhe në të njëjtën kohë kërkuam dhe morëm premtimin nga Riyadh Alkhazraji, Drejtor i Projektit, që punimet do të përfundojnë në afatin e paraparë. Kjo autostradë, si njëra nga më kryesoret që e lidhë Kosovën me korridoret pan-evropiane, do të përfundojë në dhjetor të vitit të ardhshëm. Mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarit është duke i mundësuar kushte moderne dhe të sigurta, siç është kjo autostradë, e cila do të përurohet në vigjilje të festës së vitit të ri 2019.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera