Lajme

Video e breshërive me Kallashnikov, policia merr në pyetje të rinjtë

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 20 September 2017

Të rinjtë që u shfaqën në një video duke qëlluar me armë në një mal, janë identifikuar dhe marrë në pyetje nga policia. Para oficerëve të policisë, ato kanë treguar se bëhet fjalë për një video të shumë viteve më parë. Të rinjtë janë nga Dibra.

4 prej tyre janë shpallur në kërkim, ndërsa 1 po hetohet në gjendje të lirë.

Sipas deklarimeve të njërit prej personave me inicialet, M.V, kjo video është realizuar në një zone malore para shumë vitesh. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesat e shtetasve të lartëpërmendur dhe nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera