Opozita shpërfillë presidentin
Autori: Gazeta inFokus
08:22 | 20 Shtator 2017
Dy partitë opozitare, lëvizja “Vetëvendosje” dhe LDK-ja, nuk do të pranojnë të jenë pjesë e grupit të unitetit për dialog me Serbinë. Duke e parë si një tentim të presidentit për ta shpërndarë përgjegjësinë rreth asaj që do të pasojë më tutje opozita vlerëson se Kosova tashmë ka institucionet e saj, të cilat duhet të merren me këtë çështje.
Madje, sipas tyre, nëse ky dialog do të përfundojë në mënyrën sesi është nisur, rezultati nuk do të jetë aspak i këndshëm për Kosovën. Me skepticizëm dialogun mes presidentëve po e shikojnë edhe analistët politikë për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar deri më sot. Ata thonë se ka ardhur koha që këtë dialog ta udhëheqë një grup ekspertësh, transmeton zeri.info.
Për riformatimin e këtij dialogu dakord është qeveria “Haradinaj”. Madje Qeveria kërkon edhe garanci nga Bashkimi Evropian për marrëveshjet e arritura. “Kryeministri Haradinaj ka thënë se dialogu me Serbinë është i paalternativë dhe ai duhet të afatizohet në kohë dhe të riformatohet. Fillimisht duhet të përmbushen të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog dhe në mënyrë të pashmangshme të riformatohet për ta dhënë rezultatin përfundimtar”, ka thënë Arbër Vllahiu, zëdhënës i Qeverisë, transmeton zeri.info.
Më tej Vllahiu ka bërë të ditur se kryeministri Haradinaj ka deklaruar gjithashtu se do të hapet një dialog i brendshëm me qëllim që të kuptohet mirë edhe qëndrimi i qytetarëve dhe që të mos ketë shpërputhje me udhëheqësit. “Dialogu me Serbinë nuk mund të zgjasë pafundësisht, duhet të përfundojë me rezultat konkret dhe ai duhet të strukturohet dhe t’i trajtojë temat thelbësore për qytetarët e t’i zgjidhë ato. Dhe së fundi, BE-ja nga lehtësuesi duhet të kalojë në garantues të marrëveshjeve ndërmjet palëve për të siguruar sukses”, ka thënë Vllahiu./Zeri/

T� tjera
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
































