Fatmir Xhafaj: Nuk mbaj përgjegjësi për çfarë bëjnë familjarët e mi!
Autori: Gazeta inFokus
14:38 | 12 Shtator 2017
Fatmir Xhafaj hoqi nga vetja çdo përgjegjësi për akuzat që i bën opozita për të vëllain e tij, të përfshirë në trafik droge në Itali. Xhafaj tha se familjarët e tij janë madhorë në moshë dhe, nëse kanë shkelur ligjin, le të vuajnë pasojat.
“Ju nuk mund të bëheni, as më shumë, as më pak si ligjzbatues dhe moralbërës për çfarë i ka ndodhur, apo mund t’i ndodhë një pjesëtari të familjes sime. Secili që ka bërë shkelje ligji, është madhor dhe le ta vuajë. Edhe sikur të ishte e vërtetë çfarë më akuzoni, unë kam të drejtë të pyes: Ku është përgjegjësia ime ligjore dhe politike? Ligjore jo e jo, por as politike. Unë jam në politikë prej 20 vitesh dhe jam i gatshëm të përgjigjem dhe përballem me përgjegjësitë e mia. Nuk do të bëj më replikë me avazin tuaj” u shpreh Ministri i Brendshëm në parlament.
Veç kësaj, Xhafaj sfidoi Partinë Demokratike me të vërtetën për familjarët e tij, kur tha se për disa muaj, PD kishte edhe Ministrin e Brendshëm edhe atë të Drejtësisë dhe nuk gjeti asgjë për familjarët e tij.
“Në vitin 2010, kur ishit në pushtet, njëri kryeministër, njëri Ministër i Brendshëm më sulmuat me të njëjtin avaz. 7 vjet më parë, në 7 tetor iu përgjigjia akuzës tuaj, cfarë kam patur, jua kam thënë. Ishit Ministër i Brendshëm, t’i provonit akuzat dhe të ndëshkonit me policinë, prokurorinë dhe gjykatat tuaja. Nuk besoj se i falët familjarët e mi. Edhe vjet iu kthyet avazit, por unë vazhdova me reformën. Edhe sivjet, në mars kur u bëra Ministër i Brendshëm, thatë cfarë ju nxorri goja e lig. Por ju opozitarët u bëtë pushtetarë dhe janë dy ministri që i kishit. Ku janë faktet dhe provat kombëtare dhe ndërkombëtare? Si nuk ngulmuat dhe të gërmonit? Ku kishte rast më të mirë?” sfidoi Xhafa Partinë Demokratike./Lapsi.al

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...


































