Lajme

‘Çartet’ Gëzimi, flet për vdekjen e foshnjës në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 12 September 2017

Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka thënë se krimi i organizuar që ka përfshi shëndetësinë kosovare po vazhdon të shkaktoj vdekje të pacientëve të ndryshëm.

“Për kujdesin shëndetësor që iu ofrua fëmijës, falënderoj personelin shëndetësor të gjinekologjisë, neonatologjisë dhe kirurgjisë së fëmijëve të cilët dëshmuan profesionalizëm dhe përkushtim maksimal. Por vërejtjet dhe ankesat tona janë për menaxhmentin e QKUK-së”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Krimi i organizuar në QKUK shkaktoj edhe një viktimë të rradhës.

Krimi i organizuar që ka përfshi shëndetësinë kosovare vazhdon të shkaktoj vdekje të pacientëve të ndryshëm.

Kësaj radhe viktimë është një familjar i imi ( djali i vëllaut tim).

Një fëmijë i lindur i moshës 2 muajshe, është viktimë e udhëheqjes dhe menaxhmentit të kriminalizuar të QKUK-së.

Fëmiu nuk ndëroi jetë në mungesë të kujdesit shëndetësor.

Për kujdesin shëndetësor që iu ofrua fëmijës, falënderoj përsonelin shëndetësor të gjinekologjisë, neonatologjisë dhe kirurgjisë së fëmijëve të cilët dëshmuan profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.

Por vërejtjet dhe ankesat tona janë për menaxhmentin e QKUK-së.

Fëmiut i caktohet me datë 10.09.2017 në ora 22:30 indikacion absolut për intervenim kirurgjik.

Dmth udhëzohet që me urgjencë të operohet.

Por, fëmijës i duhet të pret plot 12 orë për të hy në sallë operacioni.

Dmth intervenimi kirurgjikal zhvillohet me 11.09.2017 në ora 10:30.

Arsyetimi për vonesë është se gjatë vikendit funksionon vetëm një sallë operative, dhe se ajo sallë është e zënë me raste tjera urgjente.

Imagjinoni prej dhjetërave sallave operative në QKUK, vetëm një sallë operative funksionon në QKUK gjatë vikendit.

A janë normal këta njerëz që udhëheqin me QKUK. Sikur këta njerëz që kanë pozita udhëheqëse dhe menaxhuese në QKUK të kenë shqetësim shëndetin e qytetarëve të Kosovës sikur që kanë xhepin dhe interesat e tyre, atëherë nuk do të ishte kjo gjendje në shëndetësinë tonë.

Por le ta dijnë mirë këta profiter dhe shkatërues të shëndetësisë kosovare, se ne nuk do të heshtim.

Do të i shfrytëzojmë gjitha rrugët ligjore duke filluar me procedimin e lëndës në prokurorinë e vendit.

Këtë do ta bëjmë me të vetmin qëllim, që mos të ketë viktima sikur që patëm ne.

Që pacientët tjerë mos të jenë viktimë e këtij krimi të organizuar dhe epshi shtazarak për pozita dhe para.

Qytetarët e Kosovës nuk meritojnë të vdesin si pasojë e profiterëve dhe krimit të organizuar që mbretëron në QKUK në veçanti dhe shëndetësinë kosovare në përgjithësi.

Gëzim Kelmendi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera