Tmerruese, çka u zbulua në Skoci (Video)
Autori: Gazeta inFokus
08:21 | 11 Shtator 2017
Një hetim i zhvilluar nga media britanike BBC nxjerr në dritë një të vërtetë të frikshme të ndodhur në jug të Skocisë.
Trupat e qindra fëmijëve besohet të jenë varrosur në një gropë masive në Lanarkshire nga viti 1870 deri në vitin 1930.
Të miturit kanë qenë të gjithë banorë të jetimores Smyllum Park që drejtohej nga murgeshat katolike.
Të paktën 400 prej tyre mendohet të jenë varrosur në një seksion të varrezave Saint Mary në Lanark.
“Doughter of Charity”, organizata që drejtonte shtëpinë e fëmijës refuzoi të komentonte zbulimet që kanë tronditur opinionin publik.
Jetimorja në fokus të hetimit të zhvilluar nga programi i BBC “File On 4” në bashkëpunim me “Sunday Post” u hap në 1864-n dhe mbylli dyert në 1981-n, pasi priti 11600 të mitur.
Dyshimet mbi varrin masiv u hodhën fillimisht nga dy ish-banorë të shtëpisë së fëmijës në 2003-shin, Frank Docherty dhe Jim Kane, gjatë përpjekjes së tyre për të zbuluar abuzimet fizike të cilave u nënshtroheshin fëmijët nga stafi i jetimores.
Pavarësisht këmbënguljes së organizatës bamirëse se fëmijët ishin varrosur veçmas në 158 varre, Frank dhe Jim besonin se numri i viktimave ishte më i madh. Hetimet e “File On 4” dhe “Sunday Post” sugjeruan se ata kishin të drejtë dhe se të paktën 400 të mitur ishin varrosur në gropën masive.
Të dhënat sugjerojnë se shumica e fëmijëve kishin vdekur nga shkaqe natyrore të tilla si pneumonia apo sëmundje të tjera të kohës. Hetimet hodhën dritë gjithashtu edhe mbi abuzimet e shumta të cilave u nënshtroheshin fëmijët, si rrahje, turpërime publike e abuzime psikologjike

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
































