Lajme

Koreja lëshon alarm tjetër: Ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 08 Shtator 2017

Koreja e Veriut mund të lëshojë një tjetër raketë balistike ndërkontinentale ditën e nesërme më 9 shtator. Kështu thotë kryeministri i Koresë së Jugut, Lee Nak-yon. Pretendimi vjen pasi ditën e nesërme shteti komunist feston Ditën e Themelimit të Republikës së Koresë së Veriut.

Një vit më parë, në këtë datë Koreja Veriore bëri testin e pestë bërthamor. Kësaj radhe, Kim Jong testimin e gjashtë bërthamor e bëri disa ditë më parë. Shteti komunist deklaroi se testoi me sukses një bombë me hidrogjen, shumë herë më e fuqishme se një bombë atomike.

Ky veprim nxiti reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve, ndërsa Koreja e Jugut kërkoi armë më të fuqishme nga SHBA për t’u mbrojtur nga fqinji i saj i padisiplinuar.

-Advertisement-

Para testimit të bombës me hidrogjen, Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë balistike që kaloi mbi Japoni dhe u rrëzua në Oqeanin Paqësor. Dyshimet se janë edhe nesër shteti komunist do të bëjë manovra ushtarake për ditën e themelimit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy